Futboll

Llapi në prag të eliminimit, humb 6:0 nga Brondby

KF Llapi

Llapi është në prag të eliminimit nga garat evropiane për këtë edicion.

Pas eliminimit nga rrethi i parë i Ligës së Evropës nga Wisla Krakow, Llapi vazhdoi në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Por në ndeshjen e parë të zhvilluar në Danimarkë ndaj Brondbyt, humbi 6:0.

Rezultati i këtij ballafaqimi i zbeh gjasat e Llapit për të avancuar tutje.

Llapi i drejtuar nga trajneri Tahir Batatina, katër gola i pranoi në pjesën e parë.

Yuito Suzuki në minutën e 16-të dhe Ohi Omoijuanfo në minutën e 20-të, shënuan për 2:0.

Katër minuta më vonë, Filip Bundgaard shënoi për 3:0, ndërsa Noah Nartey, realizoi për pushimin me katër gola epërsi.

Dy gola tjerë të shpejtë, llapjanët i pranuan edhe në dy minutat e fundit të ndeshjes.

Mathias Kvistgaarden në minutën e 89-të dhe Oscar Schëartau një minutë më vonë, shënuan për fitoren e thellë.

Për Llapin është hera e tretë që merr pjesë në garat evropiane.

Në edicionin 2021/22 u eliminua nga Shkupi në rrethin e parë kualifikues të Ligës së Evropës, ndërsa në edicionin pasues, nuk e kaloi Buduqnostin e Malit të Zi.


Brondby – Llapi 6:0

Llapi ka pranuar edhe dy gola tjerë të shpejtë në fundin e ndeshjes dhe rezultati tani është 6:0 në të mirë të Brondbyt danez.

Mathias Kvistgaarden në minutën e 89-të dhe Oscar Schwartau një minutë më vonë, shënuan për epërsinë e thellë.


Llapi pëson edhe një gol

Llapi e ka pësuar edhe një gol pesë minuta pra se skuadrat të shkonin në pushim.

Noah Nartey realizoi për 4:0, rezultat me të cilin u mbyll kjo pjesëlojë.


Llapi pranon tre gola të shpejtë

Llapi është duke e zhvilluar ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës dhe është duke humbur me rezultatin 3:0.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Tahir Batatina i ka pësuar tre gola për tetë minuta.

Në minutën e 16-të shënoi Yuito Suzuki. Në minutën e 21-të shifrat i dyfishoi Ohi Omoijuanfo, ndërsa tre minuta më vonë realizoi edhe Filip Bungaard.