Skuadra e Llapit është kthyer te fitorja në Superligën e Kosovës në futboll. Llapi të dielën në shtëpi e mposhti Suharekën me rezultatin 2:0.
Kjo ndeshje i takoi javës së 25-të të elitës së futbollit kosovar. Skuadra e drejtuar nga trajneri, Tahir Batatina, Llapi, xhiron e kaluar u mposht nga Ferizaj. Të dy golat e Llapit i shënoi sulmuesi Ardit Tahiri në minutën e 32-të dhe 82-të. Pak para fundit të pjesës së parë, Llapi, mbeti me një futbollist më pak në fushë. Arbnor Ramadani u ndëshkua direkt me karton të kuq.
Suhareka humbi penallti në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë.
Goditjen e Mevlan Zekës e priti portieri i Llapit, Marijan Çoriq. Llapi ka 29 pikë dhe e zë vendin e tetë. Suhareka është një pozitë më poshtë me pikë të njëjta.
Llapi e dyfishon rezultatin
Skuadra e Llapit e ka dyfishuar rezultatin ndaj Suharekës.
Goli i dytë u shënua sërish nga sulmuesi Ardit Tahiri në minutën e 82-të.
Kjo ndeshje i takon javës së 25-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Llapi në epërsi pas pjesës së parë
Skuadra e Llapit e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi ndaj Suharekës.
Për 1:0 realizoi Ardit Tahiri në minutën e 33-të.
Suhareka kishte mundësinë që ta barazonte rezultatin në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë por sulmuesi Mevlan Zeka humbi penallti.
Kjo ndeshje i takon javës së 25-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Llapi në epërsi
Skuadra e Llapit ka kaluar në epërsi ndaj Suharekës.
Për 1:0 realizoi Ardit Tahiri në minutën e 33-të.
Kjo ndeshje i takon javës së 25-të të Superligës së Kosovës në futboll.