Futboll

Llapi i jep fund serisë prej 12 ndeshjeve pa fitore në Superligë

Llapi

Skuadra e Llapit është kthyer te fitorja pas një kohe të gjatë në Superligën e Kosovës në futboll. 
Llapi i kishte 12 ndeshje pa fitore në ligë. 

Por të dielën pasdite, Llapi e mposhti në udhëtim skuadrën e Feronikelit 74 me rezultatin e thellë 3:0. 
Kjo ndeshje i takoi javës së 20-të të elitës së futbollit kosovar. 

Për 1:0 shënoi Valmir Veliu në minutën e dhjetë. 

Armend Halili shënoi autogol në minutën e 60-të për rezultatin 2:0 në të mirë të Llapit. 
Veliu e shënoi golin e dytë personal dhe të tretin në ndeshje në minutën e 66-të. 
Llapi pavarësisht fitores është në pozitën e parafundit me 21 pikë. 
Feronikeli 74 është në vendin e fundit me dhjetë pikë.


Llapi e shënon edhe golin e tretë

Llapi e ka shënuar edhe golin e tretë në përballjen ndaj Feronikelit 74. 

Për 3:0 shënoi Valmir Veliu në minutën e 66-të. 

Kjo ndeshje i takon javës së 20-të të Superligës së Kosovës në futboll.


Llapi e dyfishon rezultatin

Skuadra e Llapit e ka dyfishuar rezultatin ndaj Feronikelit 74. 

Për 2:0 shënoi autogol Armend Halili në minutën e 60-të. 

Kjo ndeshje i takon javës së 20-të të Superligës së Kosovës në futboll.


Llapi mbyll me epërsi prej një goli pjesën e parë

Llapi e ka mbyllur në epërsi pjesën e parë në ndeshjen ndaj Feronikelit 74. 

Për 1:0 shënoi Valmir Veliu në minutën e dhjetë. 

Kjo ndeshje i takon javës së 20-të të Superligës së Kosovës në futboll.


Llapi në epërsi

Skuadra e Llapit ka kaluar në epërsi ndaj Feronikelit 74. 

Për 1:0 shënoi Valmir Veliu në minutën e dhjetë. 

Kjo ndeshje i takon javës së 20-të të Superligës së Kosovës në futboll.