Skuadra e Llapit ka kaluar në epërsi ndaj Dritës.
Për 1:0 realizoi Blend Baftiu në minutën e 22-të.
Kjo ndeshje i takon xhiros së 14-t të Superligës së Kosovës në futboll.
Fitore e madhe e Dritës, Dabiqaj realizon “hat-trick”
Mesfushori Albert Dabiqaj ka shkëlqyer të hënën në fitoren e Dritës ndaj Llapit.
Drita në kuadër të javës së 14-t të Superligës së Kosovës në futboll shënoi fitore të rëndësishme ndaj Llapit me përmbysje të rezultatit, 3:1.
Për Llapin kjo ishte ndeshja e shtatë rresht pa fitore këtë edicion.
Mysafirët kaluan të parët në epërsi me golin që e realizoi Blend Baftiu në minutën e 22-të.
Albert Dabiqaj ia siguroi tre pikët shumë të vlefshme Dritës me golat që i shënoi në minutën e 68-të, të 75-të dhe 92-të.
Dritës iu anulua edhe një gol i sulmuesit Melos Zenunaj në minutën e 52-të për shkak të një ndërhyrje të palejuar në sulm.
Drita mbetet lider në tabelë me 31 pikë. Pesë pikë ka më shumë se Ballkani që është në pozitën e dytë .
Llapi ka 16 pikë dhe është në vendin e tetë.
Dabiqaj realizon “hat-trick” ndaj Llapit
Albert Dabiqaj e ka shënuar edhe golin e tretë ndaj Llapit.
Dabiqaj realizoi për 3:1 në minutën e 92-të.
Drita e barazon rezultatin
Skuadra e Dritës i ka barazuar shifrat ndaj Llapit. Për 1:1 realizoi Albert Dabiqaj në minutën e 68-të.
Kjo ndeshje i takon xhiros së 14-t të Superligës së Kosovës në futboll.
Drita e shënon golin e dytë ndaj Llapit
Drita ka kaluar në epërsi ndaj Llapit në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 14-t të Superligës së Kosovës në futboll.
Albert Dabiqaj realizoi sërish gol për 2:1 në minutën e 75-të.
Llapi në epërsi pas pjesës së parë
Llapi e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi 1:0 ndaj Dritës. Golin për Llapin e realizoi Blendi Baftiu në minutën e 22-të.
Kjo ndeshje i takon xhiros së 14-t të Superligës së Kosovës në futboll.