Llapi e ka ndalur hovin e Dritës dhe e ka shënuar fitoren e parë pas dy barazimeve rresht në elitën e futbollit të Kosovës.
Llapi të shtunën në xhiron e 23-të të Superligës së Kosovës në futboll fitoi përballë Dritës në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, 1:0.
“Bardhekaltrit” gjilanas nuk dinin për humbje në elitë prej 15 dhjetorit, kur ishin mposhtur në derbin ndaj Gjilanit.
Ish-sulmuesi i Dritës, Ardit Tahiri, e shënoi golin e vetëm për përballje, në minutën e 16-të.
Më pas Dritës iu anulua një gol për pozitë jashtë loje, e cila u konfirmua pas rishikimit të situatës në VAR.
Llapi me këtë fitore ngjitet në pozitën e shtatë me 26 pikë dhe largohet nga zona e barazhit. 26 pikë i ka edhe Suhareka por me goldallim më të dobët. Në pozitën e nëntë është Dukagjini me 25 pikë.
I fundit në tabelë është Feronikeli 74, me 14 pikë. Dukagjini dhe Feronikeli e kanë nga një ndeshje më pak të luajtur.
Drita mbetet lidere pavarësisht disfatës. I ka 50 pikë, dhjetë më shumë se Ballkani.