Futboll

Llapi me përforcim të rëndësishëm, firmos me Lulzim Pecin

Lulzim Peci

Llapi ka bërë përforcim të rëndësishëm për edicionin e ardhshëm garues. Llapjanët e kanë prezantuar të hënën mesfushorin mitrovicas, Lulzim Peci.

22-vjeçari ishte pjesë e rëndësishme e Kosovës U21, ndërsa deri më tani ka luajtur për Trepçën ’89. Te skuadra mitrovicase ishte bartës i lojës. Shquhet për stabilitetin dhe vizionin për lojën.

Peci ka vendosur për hapin tutje në karrierë, përkatësisht për t’u sprovuar në Superligë. Llapi e ka kërkuar për kohë të gjatë, ndërsa ai pritet të jetë shumë i rëndësishëm për skuadrën e Tahir Batatinës.