Futboll

Llapi e transferon një futbollist nga Galatasaray

KF Llapi - Beknaz Almazbekov

Skuadra e Llapit të dielën ka njoftuar se ka arritur marrëveshje për ta transferuar sulmuesin e krahut nga Kirgistani, Beknaz Almazbekov.

19-vjeçari ka nënshkruar kontratë trevjeçare me klubin e Llapit.

“Llapi njofton arritjen e marrëveshjes me klubin e Galatasarayt për transferimin e sulmuesit të krahut, Beknaz Almazbekov. 19-vjeçari ka firmosur kontratë 3-vjeçare me bardhekaltrit dhe do jetë një armë shtesë për fazën sulmuese”, ka shkruar Llapi.

19-vjeçari së fundmi ishte pjesë e grupmoshës U19 të gjigantit turk, Galatasaray.