Liverpooli synon fitore ndaj Chelseat për të mbetur ende lider në elitën e futbollit anglez.
Liverpool – Chelsea zhvillohet të dielën nga orën 17:30 dhe i takon xhiros së tetë.
Është edhe kryendeshja e kësaj xhiroje.
Liverpooli i pari ka 18 pikë. Manchester City e Arsenali kanë nga 17 pikë në vendin e dytë e të tretë, kurse Chelsea dhe Aston Villa në vendin e katërt e të pestë, kanë nga 14 pikë.
Chelsea është pa fitore në nëntë ndeshje ndaj “të kuqve” në të gjitha garat. Për herë të fundit ka fituar 1:0 në “Anfield”, në mars të vitit 2021.
City të dielën nga ora 15:00 luan në udhëtim te Wolverhamptoni, kurse Arsenali të shtunën nga ora 18:30, luan si mysafir i Bournemouthit.
Të shtunën luan edhe Manchester Unitedi, që në shtëpi e pret Brentfordin.