Ka përfunduar me rezultatin 2:2 derbi i xhiros së nëntë të Premier Leagues ndërmjet Arsenalit dhe Liverpoolit.
Skuadra e Arsenalit e mbylli pjesën e parë me epërsinë 2:1. Bukayo Saka në minutën e nëntë realizoi për 1:0. Nëntë minuta më pas, holandezi Virgil van Dijk i barazoi shifrat në 1:1. Mikel Merino në minutën e 43-të ia riktheu epërsinë 2:1 skuadrës së Arsenalit.
Mohamed Salah në minutën e 81-të realizoi për 2:2 dhe ia fitoi një pikë shumë të rëndësishme Liverpoolit.
Liverpooli ka 22 pikë dhe është në vendin e dytë. Arsenali ka 18 pikë dhe është një pozitë më poshtë.