Futboll

Liverpooli përgatit ofertë për Bremerin e Juventusit

Gleison Bremer

Skuadra e Liverpoolit është duke përgatitur ofertën për ta transferuar gjatë afatit kalimtar të verës mbrojtësin e Juventusit, Gleison Bremer.

“BBC”, ka raportuar të premten se Liverpooli është i gatshëm t’i shpenzojë rreth 50 milionë euro për mbrojtësin brazilian.

27-vjeçari me Juventusin ka kontratë deri në qershor të vitit 2028. Juventusit iu bashkua në verën e vitit 2022 nga Torino për 46 milionë euro.

Bremer në 40 ndeshje të zhvilluara në edicionin e kaluar në të gjitha garat, ka shënuar tri gola me fanellën e Juventusit.

Bremer për Brazilin ka luajtur pesë ndeshje nga viti 2022.