Futboll

Liverpooli pa Alexander-Arnoldin në finale të Kupës së Ligës

liverpool

Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, nuk do ta ketë Trent Alexander-Arnoldin të gatshëm për finalen e Kupës së Ligës të dielën në “Wembley”. 

Liverpooli përballet me Newcastle Unitedin, ndërsa mungesa e mbrojtësit anglez vlerësohet shumë e madhe. 

Alexander-Arnold e lëndoi nyjën e këmbës në disfatën nga Paris Saint-Germaini në Ligën e Kampionëve, në ndeshjen kthyese të një të tetës së finales. 

“Trent nuk është i gatshëm për lojë. Ai nuk do të jetë në finale. Por duhet ta shohim se për sa kohë do të mungojë. E presim atë në skuadër para fundit të sezonit”, ka thënë të premten trajneri Slot. 

Slot shpreson që Ibrahima Konate të jetë i gatshëm për lojë. 

Liverpooli është fitues në fuqi i kësaj gare dhe është skuadra më e suksesshme në Angli me dhjetë trofe. 

Në edicionin e kaluar e mposhti Chelsean. 

Liverpooli është në rrugë të mbarë për ta fituar edhe Premier Leaguen.