Skuadra e Liverpoolit ka filluar kontaktet me trajnerin e Feyenoordit, Arne Slot. Kështu ka raportuar të martën gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano.
Slot shihet si kandidati potencial për ta zëvendësuar Jurgen Kloopin te Liverpooli.
Trajneri Ruben Amorim i Sportingut të Lisbonës po ashtu është kandidat për ta udhëhequr skuadrën angleze nga edicioni i ardhshëm. Por gjasat që Amorim t’i bashkohet Liverpoolit janë të vogla.
Gjermani Klopp do të largohet në fund të këtij edicioni nga Liverpooli.
Nën drejtimin e 45-vjeçarit Slot, Feyenoordi në 30 ndeshje në kampionatin holandez ka 22 fitore, gjashtë barazime dhe dy humbje. Feyenoordi është në vendin e dytë në tabelë me 72 pikë. Vendin e parë e mban PSV-ja me 81 pikë.