Liverpooli siguroi kalimin me lehtësi në 1/8 e finales të Kupës EFL të Anglisë. Ndeshjen e zhvilluar të mërkurën mbrëma, Liverpooli e fitoi ndaj West Hamit me rezultatin 5:1.
West Hami kaloi në epërsi falë autogolit të minutës së 21-të të Amorin Quansahit. Por Liverpooli u kthye shpejtë dhe shënoi golin e barazimit nëpërmjet Diogo Jotas. Ai shënoi në minutën e 25-të.
Jota e shënoi edhe golin e dytë. Realizoi në minutë ne 49-të për epërsinë 2:1. Mohamed Salah shënoi golin e tretë në minutën e 74-t, kurse për 4:1 golashënues ishte Cody Gapko.
Gapko shënoi edhe në minutën e 93-të për rezultatin final, 5:1. Edson Alvarez i West Hamit u përjashtua në minutën e 76-të pas kartonit të dytë të verdhë.