Liverpooli të dielën e ka fituar derbin e xhiros së 36-të të Premier Leagues ndaj Tottenham Hotspurit. Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp ka arritur fitore me rezultat 4:2. Mohamed Salah dhe Andrew Robertson shënuan në pjesën e parë në minutat 16-të dhe 45-të. Ndërsa sulmuesi Cody Gakpo dhe mesfushori Harvey Elliott realizuan dy golat e fundit për Liverpoolin në minutat 50-të dhe 59-të.
Golat për Tottenhamin i shënuan braziliani Richarlison dhe koreani Heung-Min Son në minutën e 72-të dhe të 77-tën.
Me këtë fitore, Liverpooli mbetet në vendin e tretë me 78 pikë. Arsenali është lider me 83 pikë, kurse Manchester City është në vend të dytë me një pik më pakë dhe me një ndeshje më pak të zhvilluar.
Tottenhami e mbanë pozitën e pestë me 60 pikë të grumbulluara.