Futboll

Liverpooli luan derbin me Arsenalin, synon tjetër fitore

Darwin Nunezit

Pas fitores që e arriti javën e kaluar ndaj Chelseat, skuadra e Liverpoolit synon fitore edhe ndaj Arsenalit për të mbetur ende lider në elitën e futbollit anglez.

Arsenali dhe Liverpooli takohen të dielën nga ora 17:30 në kuadër të xhiros së nëntë të Premier Leagues.

Liverpooli është në vendin e parë në tabelë me 21 pikë. Një pikë më pak e ka Manchester City që renditet në pozitën e dytë. Arsenali është i treti me 17 pikë, sa ka edhe Aston Villa që është në vendin e katërt.

Në pesë ndeshjet e fundit të zhvilluara ndërmjet të dy klubeve, Liverpooli ka dy fitore, Arsenali ka një dhe dy herë ndeshja ka përfunduar me barazim.