Futboll

Liverpooli lider, fiton me vështirësi ndaj Wolvesit

Liverpool

Skuadra e Liverpoolit ka shënuar fitore me rezultat të ngushtë 2:1 si mysafir ndaj Wolverhamptonit. Ndeshja u zhvillua të shtunën mbrëma dhe i takoi xhiros së gjashtë të Premier Leagues. 

Mysafirët kaluan të parët në epërsi në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë. Qendërmbrojtësi, Ibrahima Konate ishte shënuesi i golit. 

Vendësit shifrat i barazuan në minutën e 56-të me golin e Rayan Ait-Nourit. Pesë minuta më pas, Mohamed Salah nga penalltia shënoi për 2:1. 

Liverpooli është në vendin e parë më 15 pikë. Wolverhamptoni është në pozitën e fundit me një pikë.