Premier League

Liverpooli i thotë lamtumirë titullit

Liverpool

Liverpooli ka marrë tjetër goditje të madhe në garën për titull të kampionit në Premier Leaguen e Anglisë.

Liverpooli të shtunën gjatë ditës barazoi në udhëtim te West Ham Unitedi me rezultatin 2:2.

Ndeshja i ka takuar xhiros së 35-të.

Jarrod Boëen shënoi për vendësit në minutën e 43-të.

Shifrat i barazoi Andrew Robertson tre minuta pas pushimit, ndërsa Liverpooli kaloi në epërsi 2:1, pas autogolit të Alphonse Areolas, në minutën e 65-të.

Xhamajkani Michail Antonio në minutën e 77-të e vendosi rezultatin përfundimtar të ndeshjes.

Liverpooli me këtë barazim mbetet në vendin e tretë me 75 pikë. Një më pak se Manchester City i vendit të dytë që ka dy ndeshje më pak dhe dy më pak se Arsenali që ka një ndeshje më pak. 

West Hami ka 49 pikë. 


Kloppi dhe Salahi përplasen verbalisht

Liverpoolit s’po i ecën mirë fundi i sezonit.

Pas barazimit 2:2 nga West Hami të shtunën, “Reds” tani janë me gjasa minimale për ta fituar titullin e Premier Leagues.

Në ndeshjen ndaj West Hami ndodhi një episod i rrallë mes Mohamed Salah dhe trajnerit Jurgen Klopp.

Salah dhe Klopp u përleshën verbalisht, teksa egjiptiani po inkuadrohej në lojë 10 minuta para fundit.

Trajneri gjerman do të largohet nga Liverpooli në fund të sezonit, por kjo është shenjë që te skuadra angleze harmonia është problem i madh. 

VIDEO: