Futboll

Liverpooli fiton ndeshjen e dytë në Champions

Liverpool

Foto: Associated Press

Liverpooli e ka fituar edhe ndeshjen e dytë të Ligës së Kampionëve. Të mërkurën mbrëma, Liverpooli mposhti Bolognan 2:0. 

Alexis Mac Allister shënoi për 1:0 me asistim të sulmuesit Mohamed Salah, në minutën e 11-të. 

Salah më pas në minutën e 75-të, shënoi për pikët e plota të “të kuqve”. 

Liverpooli ka gjashtë pikë në dy ndeshje, kurse Bologna mbetet me një pikë.