Futboll

Liverpooli fiton derbin e madh anglez

Liverpool City

Liverpooli e ka fituar derbin e madh anglez ndaj Manchester Cityt të dielën.

Në kuadër të javës së 13-të të Premier Leagues, Liverpooli triumfoi me rezultatin 2:0 ndaj Cityt.

Për Cityn kjo ishte ndeshja e shtatë rresht pa fitore. Në mesjavë në Ligën e Kampionëve, City u ndal në barazim nga Feyenoordi me rezultatin 3:3. 

Ndërsa për Liverpoolin kjo ishte ndeshja e katër rresht e fituar.

Golin e parë e realizoi sulmuesi holandez, Cody Gakpo në minutën e 12-të.

Për 2:0 nga penalltia realizoi Mohamed Salah në minutën e 78-të.

Liverpooli është në ecuri të mirë të rezultateve. Është në pozitën e parë në tabelë me 34 pikë. City është në vendin e pestë me 23 pikë.

Në pozitën e parë, Liverpooli është edhe në Ligën e Kampionëve me 15 pikë të fituara.


Liverpooli në epërsi pas pjesës së parë

Me golin e shënuar në minutën e 12-të nga Cody Gakpo, Liverpooli e ka mbyllur në epërsi 1:0 pjesën e parë ndaj Manchester Cityt.

Kjo ndeshje i takon xhiros së 13-të të Premier Leagues.

Liverpooli dyfishon epërsinë

4 muaj më parë / 1 dhj 2024 18:40
Mohamed Salah Liverpool

Liverpooli e ka dyfishuar epërsinë ndaj Manchester Cityt.

Për 2:0 shënoi Mohamed Salah në minutën e 78-të nga penalltia.

Kjo ndeshje i takon xhiros së 13-të të Premier Leagues.