Futboll

Liverpooli fiton, barazohet me pikë me Arsenalin

Liverpooli - Premier League

Liverpooli ka shënuar fitore që e mban në krye të Premier Leagues angleze bashkë me Arsenalin.

Liverpooli të dielën në ndeshjen e xhiros së 34-t të elitës angleze, mposhti në udhëtim Fulhamin me rezultatin 3:1.

Me këtë fitore, Arsenali lider dhe Liverpooli në vendin e dytë, kanë nga 74 pikë pas 33 ndeshjeve.

Me një ndeshje më pak të luajtur në vendin e tretë është Mancehster City, që ka 73 pikë.

City ishte i angazhuar në gjysmëfinale të Kupës FA, ku fitoi ndaj Chelseat dhe avancoi në finale të garës.

Trent Alexander-Arnold shënoi fillimisht për epërsinë e “të kuqve” në minutën e 32-të.

Shifrat i barazoi Timothy Castagne në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë për Liverpoolin realizuan edhe Ryan Gravenberch dhe Diogo Jota, për fitoren 3:1.

Armando Broja ishte në bankën rezervë te Fulhami.