Futboll

Liverpooli e Arsenali mund të përballen në finale

Liverpooli e Arsenali mund të përballen në finale

Fituesi në fuqi i “Carabao Cup” apo Kupës së Ligës në Angli, Liverpooli, do të luajë përballë Tottenhamit në gjysmëfinale, ndërsa Arsenali do të ballafaqohet me Newcastlen. 

Lideri i Premier Leagues, që e ka fituar këtë garë dhjetë herë e që është rekord, do të takohet me Spursin në “Tottenham Hotspur Stadium” në ndeshjen e parë. 

Ballafaqimi kthyes zhvillohet në “Anfield”. 

Arsenali ndeshjen e parë ndaj Newcastlet e luan në “Emirates Stadium”, ndërsa në “St. James’ Park” zhvillohet ndeshja kthyese. 

Marrë parasysh formën e ekipeve, Liverpooli e Arsenali mund të ballafaqohen në finale, por mund të ketë edhe derbi të Londrës së Veriut. 

Spursi dhe Arsenali asnjëherë nuk janë takuar në një finale, ndërsa katër herë kanë luajtur në gjysmëfinale të Kupës së Ligës, në vitin 1968, 1987, 2007 dhe 2008. 

Ndeshjet e para luhen më 6 janar, ndërsa ato kthyese më 3 shkurt. 

“Wembley Stadium” do të jetë stadiumi ku do të zhvillohet finalja më 16 mars.