Liverpooli me çdo kusht e do në skuadër sulmuesin e Real Madridit, Rodrygon.
“Sky Sports” ka shkruar të enjten se “të kuqtë” e kanë bërë ofertën e dytë zyrtare, pasi e para ishte refuzuar nga lideri i La Ligas.
Mediumi spanjoll “Nacional” ka shkruar se oferta e parë ishte 60 milionë euro, ndërsa e dyta është rritur për 20 milionë euro më shumë.
Po ashtu, ky medium ka shkruar tutje se presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, nuk e ka ndërmend ta lërë të lirë Rodrygon për më pak se 100 milionë euro.
23-vjeçari ka shënuar 13-të gola dhe ka dhuruar tetë asistime në 41 paraqitje në të gjitha garat për skuadrën më të suksesshme evropiane në edicionin aktual.