Futboll

Përfundon faza e ligës në Champions: City nuk lejon turpërimin, fiton dhe kualifikohet

2 muaj më parë Real Madridi po udhëheq 3:0
2 muaj më parë City në epërsi
2 muaj më parë Barazon Milani
2 muaj më parë Barazon Manchester City
2 muaj më parë Barça në epërsi
man city

(E përditësuar 23:29) Manchester City nuk ka lejuar që të turpërohet duke u eliminuar në fazën e ligës në Champions. City fitoi 3:1 ndaj Club Brugge të mërkurën në “Etihad” dhe siguroi biletën për fazën e plejofit. Kampionit anglez i duhej fitorja për të shmangur eliminimin.

Pjesa e parë nuk ishte e suksesshme për skuadrën e Pep Guardiolas. Raphael Onyedika shënoi për 1:0 në të mirë të klubit belg në minutën e 45-të. Por City shfaqi forcën në pjesën e dytë.

Mateo Kovaçiq shënoi për 1:1 në minutën e 53-të. Joel Ordonez shënoi autogol në minutën e 62-të, ndërsa Savinho shënoi golin e tretë në minutën e 77-të. Ardon Jashari startoi te Brugge. E kompletoi ndeshjen.

City avancon në plejof nga pozita e 22-të e fazës së ligës. Mblodhi 11 pikë. Avancon në plejof edhe Club Brugge, që renditet i 24-ti po me 11 pikë. Brugget i shkuan në favor disa rezultate të tjera.

Dinamo Zagrebit i ka munguar fati për të avancuar në plejof. Kampioni kroat e mposhti 2:1 Milanin e famshëm, por kjo fitore nuk ishte e mjaftueshme.

Dinamo përfundoi e 25-ta, përkatësisht në pozitën më të lartë që nuk siguroi avancimin. Dinamo mblodhi 11 pikë, sa i kanë edhe City, Sportingu e Brugge. Por për shkak të goldallimit, Dinamo është e fundit prej këtyre skuadrave. 

Dinamos i është dashur fitore edhe për tre gola më e thellë për t’u kualifikuar. Martin Buturina e Marko Pjaca shënuan golat për Dinamon. Për Milanin realizoi Christian Pulisic. Milani prej minutës së 39-të luajti me një lojtar më pak në fushë. Milani përfundoi i 13-ti dhe me 15 pikë dhe po ashtu avancon në plejof.

Dinamo ishte në lojë për kualifikim deri në fazë të vonshme të ndeshjeve të së mërkurës mbrëma. 

Por barazimi 1:1 i Sportingut me Bolognan e nxori nga loja. Bologna ishte në epërsi 1:0 prej minutës së 21-të, ndërsa Sportingu golin e barazimit vendimtar e shënoi në minutën e 77-të. 

Sportingu u kualifikua në plejof nga pozita e 23-të, ndërsa Bologna mblodhi gjashtë pikë dhe u eliminua.

Të mërkurën mbrëma janë zhvilluar të gjitha 18 ndeshjet e xhiros së fundit, përkatësisht të tetë të fazës së ligës. Më interesantja ishte gara për të shmangur eliminimin.

Paris Saint-Germaini ka fituar thellë në Gjermani ndaj Stuttgartit dhe ka bërë po ashtu vend në plejof. Me humbje do të eliminohej.

Parisienët fituan 4:1. Ousmane Dembele shënoi “hat-trick” për Parisin, ndërsa një gol e shënoi Bradley Barcola. Willian Pacho i Parisit shënoi autogol në minutën e 77-të për rezultatin final, 4:1 për Parisin.
Parisi avancon në plejof nga pozita e 15-të e fazës së ligës.

Stuttgartit i kushtoi humbja me eliminim. Përfundoi i 26-ti  me 10 pikë. Parisi i mblodhi 13 pikë. 

Liverpooli e ka pësuar humbjen e parë në fazën e ligës në Champions. Liverpooli pësoi 3:2 në Holandë nga PSV-ja. Liverpooli kishte shtatë fitore rresht, ndërsa pushoi shumë lojtarë për këtë sfidë.

Liverpooli përfundoi i pari me 21 pikë, dy më shumë se Barcelona e Arsenali. Barcelona  luajti 2:2 me Atalantan, ndërsa Arsenali fitoi 2:1 ndaj Gironas.

Johan Bakayoko, Ismael Saibari dhe Ricardo Pepi shënuan në pjesën e parë për PSV-në. Edhe Liverpooli i realizoi golat në pjesën e parë, përmes Cody Gakpos nga penalltia dhe Harvey Elliotit.

PSV-ja përfundoi në pozitën e 14-të.

Direkt në një të tetën e finales janë kualifikuar Liverpooli, Barcelona, Arsenali, Interi, Atletico Madridi, Bayer Leverkuseni, Lille e Aston Villa.

Në plejof të Championsit janë kualifikuar 16 skuadra. Bartës në shortin e plejofit janë: Atalanta, Borussia Dortmundi, Bayerni, Real Madridi, Milani, PSV-ja, PSG-ja e Benfica. Jo bartës në short janë: Monaco, Bresti, Feyenoordi, Juventusi, Celticu, Manchester City, Sportingu e Club Brugge.

Ndërkohë skuadrat e eliminuara në fazën e ligës janë: Dinamo Zagrebi, Stuttgarti, Shakhtar Donetsku, Bologna, Cërvena Zvezda, Sturm Grazi, Sparta Praga, RB Leipzigu, Girona, Red Bull Salzburgu, Slovan Bratislava e Young Boysi.


Xhiroja e fundit e Championsit 

Rezultatet e xhiros së tetë (të fundit) në fazën e ligës në Champions:

Aston Villa – Celtic 4:2

Barcelona – Atalanta 2:2

Bayer Leverkusen – Sparta Praga 2:0

Bayern – Slovan Bratislava 3:1

Brest – Real Madrid 0:3

Dinamo Zagreb – Milan 2:1

Dortmund – Shakhtar Donetsk 3:1

Girona – Arsenal 1:2

Inter – Monaco 3:0

Juventus – Benfica 0:2

Lille – Feyenoord 6:1

Manchester City – Club Brugge 3:1

PSV – Liverpool 3:2

Salzburg – Atletico Madrid 1:4

Sporting – Bologna 1:1

Sturm Graz – RB Leipzig 1:0

Stuttgart – PSG 1:4

Young Boys – Cërvena Zvezda 0:1

Liverpooli mposhtet, por megjithatë përfundon i pari

2 muaj më parë / 29 jan 2025 23:06
liverpool = psv

Liverpooli e ka pësuar humbjen e parë në fazën e ligës në Champions. Të mërkurën në kuadër të xhiros së tetë, përkatësisht të fundit, Liverpooli pësoi 3:2 në holandë nga PSV-ja.

Liverpooli kishte shtatë fitore rresht, ndërsa pushoi shumë lojtarë për këtë sfidë. Liverpooli përfundoi i pari me 21 pikë, dy më shumë se Barcelona e Arsenali. 

Barcelona  luajti 2:2 me Atalantan, ndërsa Arsenali fitoi 2:1 ndaj Gironas.

Johan Bakayoko, Ismael  Saibari dhe Ricardo Pepi shënuan në pjesën e parë për PSV-në. Edhe Liverpooli i realizoi golat në pjesën e parë, përmes Cody Gakpos nga penalltia dhe Harvey Elliotit.

PSV-ja përfundoi në pozitën e 14-të.

Barcelona në 1/8 e finales, Atalanta e humb mundësinë

2 muaj më parë / 29 jan 2025 23:04
barcelona

Barcelona nuk ka lejuar të mposhtet në shtëpi nga Atalanta e Berat Gjimshitit. 

“Blaugrana” të mërkurën mbrëma barazoi në shtëpi 2:2 me skuadrën italiane dhe ka avancuar në 1/8 e finales me 19 pikë nga vendi i dytë. 

Atalanta do të luajë në 1/16 e finales në plejof, pasi përfundoi me 15 pikë në pozitën e nëntë. 

Lamine Yamal shënoi për Barcelonën në minutën e 47-të, kurse Ederson i barazoi shifrat për mysafirët në minutën e 67-të. 

Ronald Araujo në minutën e 72-të shënoi për 2:1. 

Mario Pashaliq e vendosi sfidën me golin e minutës së 79-të. 

Kapiteni i Shqipërisë e kompletoi ndeshjen te mysafirët.

Dinamo e pafat, mposht Milanin por nuk kualifikohet

2 muaj më parë / 29 jan 2025 23:02
dinamo - milan

Dinamo Zagrebit i ka munguar fati për të avancuar në plejofin e Ligës së Kampionëve.

Kampioni kroat e mposhti 2:1 Milanin e famshëm, por kjo fitore nuk ishte e mjaftueshme.

Dinamo përfundoi e 25-ta, përkatësisht në pozitën më të lartë që nuk siguron avancimin. Dinamo mblodhi 11 pikë, sa i kanë edhe Manchester City, Sportingu e Club Brugge. Por për shkak të goldallimit, Dinamo është e fundit prej këtyre skuadrave. 

City, Sportingu e Brugge avancuan në plejof.

Dinamos i është dashur fitore edhe për tre gola më e thellë për t’u kualifikuar.

Martin Buturina e Marko Pjaca shënuan golat për Dinamon. Për Milanin realizoi Christian Pulisic . Milani prej minutës së 39-të luajti me një lojtar më pak në fushë.

Milani përfundoi i 13-ti dhe po ashtu avancon.

Dinamo ishte në lojë për kualifikim deri në fazë të vonshme të ndeshjeve. 

Por barazimi 1:1 i Sportingut me Bolognan e nxori nga loja. Bologna ishte në epërsi 1:0 prej minutës së 21-të, ndërsa Sportingu golin e barazimit vendimtar e shënoi në minutën e 77-të.

Reali nuk gabon ndaj Brestit francez

2 muaj më parë / 29 jan 2025 23:01
rma

Fituesi në fuqi i Ligës së Kampionëve, Real Madridi, nuk ka gabuar të mërkurën mbrëma në ndeshjen e fundit të fazës së ligës ndaj Brestit. 

15 herë fituesi i “Championsit” e mposhti skuadrën franceze 3:0. 

Rodrygo i shënoi dy gola, ndërsa një tjetër e realizoi Jude Bellingham. 

Sulmuesi brazilian realizoi në minutën e 27-të fillimisht, më pas Bellingham në minutën e 56-të e dyfishoi epërsinë. 

Rodrygo e vendosi rezultatin përfundimtar në minutën e 78-të me golin e dytë personal dhe të tretin për skuadrën. 

Reali në 1/16 e finales avancon me 15 pikë nga vendi i 11-të, dy më shumë se Bresti që po ashtu ka avancuar tutje nga pozita e 18-të.

Parisi fiton thellë dhe kualifikohet

2 muaj më parë / 29 jan 2025 22:58
psg

Paris Saint-Germaini ka fituar thellë në Gjermani ndaj Stuttgartit dhe ka bërë vend në plejofin e Ligës së Kampionëve. 

Të mërkurën mbrëma parisienët fituan 4:1.

Ousmane Dembele shënoi “hat-trick” për Parisin, ndërsa një gol e shënoi Bradley Barcola.

Willian Pacho shënoi autogol në minutën e 77-të për rezultatin final, 4:1 për Parisin.

Parisi avancon në plejof nga pozita e 15-të e fazës së ligës.

Stuttgartit i kushtoi humbja me eliminim. Përfundoi i 26-ti  me 10 pikë. Parisi i mblodhi 13 pikë.

Bayerni siguron plejofin e “Championsit”

2 muaj më parë / 29 jan 2025 22:55
bayern

Bayern Munichu ka fituar ndaj Slovan Bratislavës dhe ka avancuar në fazën nokaut të Ligës së Kampionëve. 

Bavarezët fituan 3:1 të mërkurën mbrëma në “Allianz Arena”. 

Thomas Muller e hapi serinë e golave në minutën e tetë, ndërsa Harry Kane shënoi në minutën e 63-të. 

Për 3:0 shënoi Kingsley Coman në minutën e 84-t. 

Kroati Marko Toliç e shënoi golin e vetëm për mysafirët në minutën e fundit. 

Bayerni e përfundon fazën e ligës në vendin e 12-të me 15 pikë. 

Slovan Bratislava eliminohet si e parafundit, pa asnjë pikë.

City nuk lejon turpërimin, fiton dhe kualifikohet

2 muaj më parë / 29 jan 2025 22:50
man city

Manchester City nuk ka lejuar që të turpërohet duke u eliminuar në fazën e ligës në Champions.

City fitoi 3:1 ndaj Club Brugge të mërkurën në “Etihad” dhe siguroi biletën për fazën e plejofit.

Kampionit anglez i duhej fitorja për të shmangur eliminimin.

Pjesa e parë nuk ishte e suksesshme për skuadrën e Pep Guardiolas.

Raphael Onyedika shënoi për 1:0 në të mirë të klubit belg në minutën e 45-të.

Por City shfaqi forcën në pjesën e dytë.

Mateo Kovaçiq shënoi për 1:1 në minutën e 53-të. Joel Ordonez shënoi autogol në minutën e 62-të, ndërsa Savinho shënoi golin e tretë në minutën e 77-të.

Ardon Jashari startoi te Brugge.

City avancon në plejof nga pozita e 22-të e fazës së ligës. Mblodhi 11 pikë. Avancon në plejof edhe Club Brugge, që renditet i 24-ti me 11 pikë. Brugges i shkuan në favor disa rezultate të tjera.

Real Madridi po udhëheq 3:0

2 muaj më parë / 29 jan 2025 22:43
rma

Real Madridi nuk po ka telashe për fitore ndaj Brestit.

Tashmë po udhëheq 3:0.

Jude Bellingham shënoi për 2:0 në minutën e 56-të, ndërsa Rodrygo për 3:0 në minutën e 78-të.

Rodrygo realizoi edhe golin e parë.

Atalanta barazon për herë të dytë

2 muaj më parë / 29 jan 2025 22:41
Atalanta

Atalanta ka barazuar sërish rezultatin në ndeshjen ndaj Barcelonës. 

Për 2:2 shënoi Mario Pashaliq në minutën e 80-të.

Manchester City e shënon edhe golin e tretë

2 muaj më parë / 29 jan 2025 22:35
man city

Manchester City po shkon drejt kualifikimit në Champions.

Për 3:1 në ndeshjen ndaj Club Brugge realizoi Savinho në minutën e 77-të.

Tjetër gol në ndeshjen Barcelona – Atalanta

2 muaj më parë / 29 jan 2025 22:33
barca

Është shënuar goli i tretë në ndeshjen Barcelona – Atalanta.

Ronald Araujo realizoi për 2:1 në të mirë të Barçës në minutën e 73-të.

Atalanta barazon rezultatin në ndeshjen ndaj Barçës

2 muaj më parë / 29 jan 2025 22:29
Atalanta

Atalanta ka barazuar në 1:1 rezultatin në ndeshjen në udhëtim ndaj Barçës. Për 1;1 shënoi Ederson në minutën e 67-të.

Yamal kaloi në epërsi Barçën në minutën e 47-të.
 

Kthehet Dinamo, udhëheq 2:1 ndaj Milanit

2 muaj më parë / 29 jan 2025 22:26
Dinamo

Vazhdon gara e fortë për kualifikim në plejof të Championsit.

Dinamo Zagrebi ka kaluar në avantazh 2:1 ndaj Milanit. Marko Pjaca shënoi golin e dytë në minutën e 60-të. 

Me rezultatet aktuale, Dinamo kualifikohet.
 

City në epërsi

2 muaj më parë / 29 jan 2025 22:20
man city

Manchester City ka përmbysur rezultatin në ndeshjen ndaj Club Brugge. City kaloi në epërsi 2:1 në minutën e 62-të. Autogol shënoi Joel Ordonez.

Ai dërgoi topin në rrjetën e tij në tentim për ta larguar.

Me fitore, City kualifikohet në plejof.

“Hat-trick” i Dembles, Parisi 4:0

2 muaj më parë / 29 jan 2025 22:19
dembele

Ousmane Dembele e ka kompletuar “hat-trickun” në ndeshjen e PSG-së ndaj Stuttgartit.

Ai shënoi për 4:0 në minutën e 54-t. Realizoi me asistim të Achraf Hakimit.

Barazon Milani

2 muaj më parë / 29 jan 2025 22:16
milan

Ndonëse me një lojtar më pak në fushë, Milani ka barazuar rezultatin në ndeshjen ndaj Dinamos në Zagreb.

Për 1:1 shënoi Christian Pulisic në minutën e 53-të. Vetëm një minutë më herët Dinamos iu anulua një gol pas rishikimit të VAR-it.

Barazon Manchester City

2 muaj më parë / 29 jan 2025 22:11
man city

Manchester City e ka barazuar rezultatin në ndeshjen ndaj Club Brugge.

Kroati Mateo Kovaçiq shënoi për 1:1 në minutën e 53-të.

Barça në epërsi

2 muaj më parë / 29 jan 2025 22:08
barca

Barcelona ka kaluar në epërsi 1:0 ndaj Atalantas.

Në minutën e 47-të shënoi supertalenti Lamine Yamal.
 

Përfundon pjesa e parë e ndeshjeve të Championsit, City drejt eliminimit

2 muaj më parë / 29 jan 2025 21:54
champions

Ka përfunduar pjesa e parë e 18 ndeshjeve të fundit të fazës së ligës në Champions.

Befasinë më të madhe po e shkakton Brugge, që po fiton 1:0 ndaj Cityt në “Etihad”.

Nëse rezultatet aktuale mbesin, City eliminohet. Aktualisht është në vendin e 26-të. Eliminohet edhe Stuttgarti, ndërsa avancon Dinamo Zagrebi që po fiton 1:0 ndaj Milanit.

Manchester City pëson gol, rrezikon eliminimin e turpshëm

2 muaj më parë / 29 jan 2025 21:47
man city

Manchester City po pëson 1:0 nga Club Brugge në “Etihad”.

Cityt i duhet fitorja për të avancuar në fazën nokaut. Eliminimi në fazën e ligës do të ishte i turpshëm për skuadrën e Pep Guardiolas.

Onyedika shënoi golin për Bruggen e Belgjikës në minutën e 45-të.

Parisi nuk lejon befasi, shënon golin e tretë

2 muaj më parë / 29 jan 2025 21:37
psg

Photo: Associated Press

PSG-ja nuk po lejon fare befasi në ndeshjen ndaj Stuttgartit në Gjermani. Tashmë kampioni francez ka realizuar tri gola.

Për 3:0 shënoi Ousmane Dembele në minutën e 35-të.

Real Madridi në epërsi ndaj Brestit

2 muaj më parë / 29 jan 2025 21:33
rma

Real Madridi ka kaluar në epërsi 1:0 ndaj Brestit në Francë.

Rodrygo shënoi gol të bukur në minutën e 27-të.

Realit i duhet fitorja për të shpresuar në kualifikim direkt në 1/8 e finales së Championsit.

Dinamo Zagrebi në epërsi ndaj Milanit

2 muaj më parë / 29 jan 2025 21:22
dinamo

Martin Baturina ka shënuar në minutën e 19-të për epërsinë 1:0 të Dinamo Zagrebit ndaj Milanit. 

Dinamos i duhet fitorja për të shpresuar në kualifikim në plejof të Championsit.

Parisi e shënon golin e dytë

2 muaj më parë / 29 jan 2025 21:20
psg

PSG-ja ka shënuar golin e dytë në ndeshjen ndaj Stuttgartit. 

Në minutën e 19-të, Ousmane Dembele shënoi me asistim të Barcolas.

Parisi në epërsi ndaj Stuttgartit

2 muaj më parë / 29 jan 2025 21:12
psg

Parisi ka kaluar në epërsi 1:0 ndaj Stuttgartit në Gjermani.

Që në minutën e shtatë për parisienët shënoi Bradley Barcola.

PSG-së i duhet fitorja për të konfirmuar kualifikimin në plejofin e Championsit.