Ka nisur ceremonia e tërheqjes së shortit për fazën e plejofit në Ligën e Kampionëve.
Tetë ekipet më të mira kaluan automatikisht në raundin e 1/8-ës, ndërsa ekipet e renditura nga vendi i nëntë deri në të 24-tin do të luajnë në plejof për të siguruar vend në fazën tjetër të eliminimit direkt.
Ekipet që kaluan direkt në raundin e 1/8-ës janë: Liverpool, Barcelona, Arsenal, Inter, Atletico Madrid, Bayer Leverkusen, Lille dhe Aston Villa.
Ndërkohë, ekipet që do të luajnë në fazën e plejofit janë: Atalanta, Borussia Dortmund, Real Madrid, Bayern, Milan, PSV, PSG, Benfica, Monaco, Brest, Feyenoord, Juventus, Celtic, Manchester City, Sporting dhe Club Brugge.
Do të ketë sistem të veçantë shorti ku ekipet e renditura në vendet 9-16 do të përballen me ekipet e renditura në vendet 17-24.
Një nga përballjet më interesante pritet të jetë ajo mes Real Madridit ose Bayern Munich ndaj Manchester Cityt ose Celticut.
Shorti po tërhiqet në Nyon të Zvicrës.
Ndeshjet e para të plejofit do të zhvillohen më 11 dhe 12 shkurt, ndërsa ndeshjet e kthimit më 18 dhe 19 shkurt. Raundi i 1/8-ës do të luhet më 4-5 dhe 11-12 mars.
Çiftet e Plejofit të Ligës së Kampionëve:
Brest – Paris Saint-Germain
Monaco – Benfica
Juventus - PSV
Feyenoord - Milan
Manchester City – Real Madrid
Celtic - Bayern Munich
Club Brugge - Atalanta
Sportig CP - Borussia Dortmund

VIDEO LIVE:
Me kë mund të ballafaqohen ekipet fituese të 1/16 së finales së plejofit?
Pasi të përfundojnë ndeshjet e fazës së parë të plejofit, ato të 1/16 së finales, më 21 shkurt do të tërhiqet shorti për 1/8 e finales, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen që zhvillohet në Munich të Gjermanisë.
Club Brugge – Atalanta - fituesi luan ndaj Lillet apo Aston Villas
Sporting CP – Borussia Dortmund – fituesi luan kundër Lillet apo Aston Villas
Manchester City – Real Madrid – fituesi luan kundër Atletico Madridit apo Bayer Leverkusenit
Celtic – Bayern Munich – fituesi luan kundër Atletico Madridit apo Bayer Leverkusenit
Juventus – PSV – fituesi luan kundër Arsenalit apo Interit
Feyenoord – Milan – fituesi luan kundër Arsenalit apo Interit
Brest – Paris Saint-Germain – fituesi luan kundër Liverpoolit apo Barcelonës
Monaco – Benfica – fituesi luan kundër Liverpoolit apo Barcelonës
Përballje të zjarrta në fazën nokaut të Championsit
Real Madridi do të luajë kundër Manchester Cityt në fazën e plejofit të Ligës së Kampionëve.
Do të jetë ballafaqim i dy fituesve të fundit të garës prestigjioze për klube të organizuar nga UEFA.
Shorti është tërhequr të premten në Nyon të Zvicrës.
City, kampion i vitit 2023, do të jetë vendës në ndeshjen e parë, ndërsa ndeshja kthyese zhvillohet në Madrid.
Ndeshjet e para luhen më 11 e 12 shkurt, kurse ato kthyese më 18 e 19 shkurt.
Madrilenët mbajnë rekordin për trofe të fituar në këtë garë me 15 në total.
Vitin e kaluar e fituan trofeun e fundit.
Fituesi i përballjes do të luajë në raundin e 16 skuadrave më të mira ndaj Atletico Madridit apo Bayer Leverkusenit, të cilat përfunduan në tetë vendet e para në formatin e ri të Ligës së Kampionëve me 36 skuadra, që përfundoi të mërkurën.
Ekipet që përfunduan nga pozita e 9 deri në vendin e 24, luajnë në plejof.
Reali e përfundoi fazën e ligës në vendin e 11-të, kurse Manchester City me shumë vështirësi, përfundoi në pozitën e 22-të, pas fitores 3:1 ndaj Club Brugges në ndeshjen e fundit.
Do të ketë edhe përballje mes skuadrave të vendeve të njëjta, ndryshe nga edicionet e tjera.
Në plejof do të luajnë dy skuadra franceze mes vete, Paris Saint-Germaini që përballet me Brestin.
Juventusi e shmangu Milanin në short.
Juventusi do të luajë kundër PSV Eindhovenit, kurse Milani ndaj Feyenoordit.