Mesfushori i Manchester Cityt dhe Spanjës, Rodri, është fitues i Topit të Artë. 28-vjeçari u shpall më i miri në ceremoninë madhështore të mbajtur të hënën mbrëma në Paris.
Rodri me Spanjën ka fituar Kampionatin Evropian, ndërsa me Manchester Cityn fitoi Premier Leaguen. Ka shkëlqyer gjatë gjithë edicionit të kaluar. Aktualisht është i lënduar. Ai doli me paterica në skenë për ta pranuar çmimin. Është emocionuar pasi u përmend emri i tij si fitues i çmimit kryesor individual në futboll.
Rodri është shpallur më i miri për periudhën prej gushtit të vitit 2023 deri në gushtin e vitit 2024.
Është pritur që Vinicius Junior i Real Madridit ta fitojë Topin e Artë, por gazetarë sportivë nga 100 vendet më të ranguara të FIFA-s votuan për Rodrin. Ka pasur thirrje Vini, Vini, para se Rodri të shpallej fitues.
Askush nga Real Madridi nuk ishte në ceremoninë Topi i Artë, që për herë të parë është organizuar nga “France Football” dhe UEFA. Në fakt UEFA është bashkuar për herë të parë me “France Football” për çmimin prestigjioz. UEFA ka hequr dorë nga çmimet e saj për t’u bërë pjesë e “Ballon d’Or”.
Topi i Artë ndahet që nga viti 1956. Fitues i parë ishte Stanley Matthews. Vjet fitues ishte Lionel Messi, që ka plot tetë trofe, si asnjë futbollist tjetër.
Cristiano Ronaldo është i dyti me pesë trofe. Por periudha e rivalitetit të madh Messi – Ronaldo ka përfunduar. Dhe Rodri shënon fillimin e një periudhe të re për futbollin ndërkombëtar.
Janë ndarë shumë trofe të hënën mbrëma në ceremoninë prestigjioze në Paris.
Rodri fitoi para Vinicius Juniorit dhe Jude Bellinghamit të Real Madridit. Madrilenët kanë fituar shumë çmime, por asnjëri prej tyre nuk ishte prezent. Këtë e bënë në shenjë revolte që Vinicius Junior nuk u shpall më i miri. Dhe kjo e ka goditur jo pak ceremoninë Topi i Artë.
Aitana Bonmati e fitoi Topin e Artë për futbolliste. Ajo fitoi për herë të dytë. Luan për Barcelonën.
Carlo Ancelotti i Real Madridit u shpall trajneri më i mirë. Prej këtij viti çmimi për trajnerin më të mirë quhet “Johan Cruyyf”, në emër të legjendës holandeze. Emma Hayes u shpall trajnerja më e mirë.
Emiliano Martinez i Argjentinës është shpallur për herë të dytë portieri më i mirë dhe ka fituar trofeun “Yashin”.
Trofeun Gerd Mueller, që i ndahet golashënuesit më të mirë, e fituan Harry Kane dhe Kylian Mbappe. Të dy i kishin nga 52 gola.
Real Madridi u shpall klubi më i mirë i futbollistëve, ndërsa Barcelona te futbollistet.
Lamine Yamal i Barcelonës e fitoi trofeun Kopa, që i ndahet futbollistit më të mirë të ri.
Në dhjetëshen më të mirë për Topin e Artë ishin edhe Dani Carvajal, Erling Haaland, Kylian Mbappe, Lautaro Martinez, Lamine Yamal, Toni Kroos e Harry Kane. Granit Xhaka u rendit i 16-ti.
Rodri: Natë e jashtëzakonshme
Mesfushori i Manchester Cityt, Rodri, është shpallur fitues i “Topit të Artë”.
Rodri e ka vlerësuar këtë natë si të jashtëzakonshme, ndërsa ka falënderuar të gjithë që e kanë përkrahur, përfshirë bashkëshorten.
Ai ka falënderuar bashkëlojtarët e tij te Manchester City, por edhe ata te Përfaqësuesja e Spanjës me të cilën e fitoi titullin e Evropës.
“Një ditë i thash babait tim ‘po ndalem, po largohem nga futbolli, ëndrra ime ka përfunduar’. Por ai më tha, ‘jo, vazhdo, të shkojmë deri në fund’. Sot jam këtu dhe jam krenar, më duhet të them faleminderit", tha Rodri.
Rodri, fitues i "Topit të Artë"
Mesfushori i Manchester Cityt dhe Spanjës, Rodri është fitues i Topit të Artë. 28-vjeçari u shpall më i miri në ceremoninë e mbajtur të hënën mbrëma në Paris.
Rodri me Spanjën ka fituar Kampionatin Evropian, ndërsa me Manchester Cityn fitoi Premier Leaguen.
Ka shkëlqyer gjatë gjithë edicionit të kaluar. Aktualisht është i lënduar.
Rodri është shpallur më i miri për periudhën prej gushtit të vitit 2023 deri në gushtin e vitit 2024.
Është pritur që Vinicius Junior i Real Madridit ta fitojë Topin e Artë, por gazetarë sportivë nga 100 vendet më të ranguara të FIFA-s votuan për Rodrin.
Kishte thirrje Vini para se të shpallej fituesi.
Rodri doli me paterica në skenë për ta pranuar çmimin.
Gazetari i Shqipërisë i jep Xhakës një pikë për Topin e Artë
Gazetari i Shqipërisë, Besnik Dizdari e ka vlerësuar me një pikë Granit Xhakën.
Me pikë maksimale në garën për Topin e Artë e ka vlerësuar Rodrin. Viniciusin e ka vlerësuar me tre pikë, kurse Kylian Mbappen me dy pikë.
Aitana Bonmati fiton Topin e Artë
Mesfushorja e Barcelonës dhe Spanjës, Aitana Bonmati ka fituar Topin e Artë te futbollistet.
Bonmati është fituese për herë të dytë rresht.
Ajo udhëhoqi Barçën drejt gjithë trofeve të edicionit të kaluar.

Ancelotti trajner i vitit, nuk e pranon çmimin
Carlo Ancelotti është trajner i vitit në ceremoninë Topi i Artë.
Por Ancelotti, si gjithë të tjerët nga Real Madridi, nuk ka qenë në ceremoni.
Ancelotti ka fituar trofeun që për herë të parë quhet Johan Cruyyf.
Emma Hayes, trajnerja më e mirë
Emma Hayes është shpallur trajnerja më e mirë e vitit. Hayes udhëheq Chelsean dhe SHBA-në.
Çmimi për trajnerin e vitit tani quhet Johan Cruyyf, në emrin e legjendës holandeze.
Haalandi i pesti, Mbappe i gjashti
Erling Haaland është i pesti në përzgjedhjen për Topin e Artë.
Kylian Mbappe është i gjashti e Lautaro Martinez i shtati.
Emiliano Martinez, portieri më i mirë
Emiliano Martinez është portieri më i mirë në ceremoninë Topi i Artë.
Trofeun Yashin, që i ndahet portierit më të mirë, Martinez e fitoi në konkurrencë të fortë.
Ai është portier i Argjentinës dhe Aston Villas.
Martinez u shpall fitues i çmimit edhe vitin e kaluar.
Toni Kroos shkruan se Vini Jr është më i miri
Vazhdon përkrahja e madrilenëve për Vinicius Junior, që pritej të fitonte Topin e Artë, por nuk është fitues.
Ikona e Madridit, Toni Kroos ka publikuar fotografi të tij me Vini Jr dhe e ka shkruar “më i miri”.
Askush nga Real Madridi nuk është në ceremoninë Topi i Artë në Paris.

Kane e Mbappe fitojnë trofeun Gerd Mueller
Harry Kane dhe Kylian Mbappe kanë fituar trofeun Gerd Mueller në ceremoninë Topi i Artë.
Ky trofe ndahet për golashënuesit më të mirë.
Kane e Mbappe i kishin nga 52 gola në edicionin e kaluar.
Kane është në ceremoni dhe pranoi trofeun, ndërsa Mbappe, si pjesa tjetër e Real Madridit nuk është në Paris.
Yamal i teti, Kroos i nënti, Kane i dhjeti
Harry Kane është i dhjeti në listën e lojtarëve më të mirë në garën për Topin e Artë.
I nënti është Toni Kroos e i teti Lamine Yamal.
Real Madridi klubi më i mirë i vitit, askush nuk e pranon çmimin
Real Madridi është shpallur klubi më i mirë në ceremoninë Topi i Artë që po mbahet në Paris.
Real Madridi ka fituar Ligën e Kampionëve dhe La Ligan në edicionin e kaluar.
Trofeu nuk është dorëzuar pasi asnjë përfaqësues i Realit nuk është në ceremoni.
Asnjë anëtar i Real Madridit në ceremoninë "Topi i Artë"
Tashmë është konfirmuar që asnjë anëtar i Real Madridit nuk është në ceremoninë Topi i Artë.
Kjo është bërë në përkrahje të Vinicius Junior, që ishte vlerësuar favorit, por megjithatë nuk do ta ftojë Topin e Artë.
Barcelona, klubi më i mirë i futbollisteve
Barcelona ka fituar çmimin e klubit më të mirë të futbollisteve në ceremoninë Topi i Artë.
Barça fitoi trofetë kryesorë edicionin e kaluar dhe pritej të shpallej më i miri.
Ndër të tjera, Barça fitoi Ligën e Kampionëve, kampionatin spanjoll, kupën dhe Superkupën e Spanjës.
They cannot be stopped, FC Barcelona Femeni is the 2024 Women Club of The Year!
Congrats, @FCBfemeni 💙❤️ #clubdelannée #ballondor @UWCL pic.twitter.com/rYdAwx2ySu
Lamine Yamal, futbollisti më i mirë i ri
Ashtu si pritej, superylli spanjoll, Lamine Yamal e ka fituar Trofeun Kopa në ceremoninë Topi i Artë.
Ky trofe i ndahet futbollistit më të mirë të ri.
Yamali është lojtari i parë më i ri se 18 vjet që e fiton trofeun Kopa. Ky trofe ndahet për futbollistët deri 21 vjet. Yamali shkëlqeu që në moshën 16-vjeçare. Tani i ka 17.


Si vendoset fituesi i "Topit të Artë"?
Topin e Artë për herë të parë “France Football” e organizon së bashku me UEFA-n. Janë tri kritere kryesore që vendosin: paraqitja individuale, karakteri vendimtar dhe mbresëlënës; performanca dhe arritjet e ekipiut; klasi dhe loja e ndershme.
Gazetarë të specializuar sportivë nga 100 vendet më të ranguara në FIFA vendosin për fituesin. Secili vend e ka nga një përfaqësues. Nominimin e 30 më të mirëve e ka bërë France Football së bashku me disa palë të tjera.
Rodri në ceremoninë "Topi i Artë", pritet të fitojë
Rodri është tashmë në sallën ku mbahet ceremonia Topi i Artë.
Mesfushori i Manchester Cityt pritet ta fitojë trofeun më të rëndësishëm individual në futboll.
Rodri from @ManCity! #ballondor pic.twitter.com/ykF5QsNnul
Foden i 11-i, Wirtz i 12-i
Phil Foden i Manchester Cityt ka zënë vendin e 11-të në garën për “Topin e Artë”, ndërsa në vendin e 12-të është renditur gjermani i Bayer Leverkusenit, Florian Wirtz.
Në pozitën e 13-të është renditur Dani Olmo i Barcelonës, Ademola Lookman i Atalantas në pozitën e 14-të dhe Nico Williams i Athletic Bilbaos në pozitën e 15-të.
Granit Xhaka, futbollisti i 16-të më i mirë në botë
Granit Xhaka është renditur i 16-ti në garën për Topin e Artë për edicionin 2023/2024.
Ceremonia Topi i Artë mbahet prej orës 20:45 në Pars, ndërsa “France Football” ka nisur zbulimin e renditjes shumë orë më parë.
Granit Xhaka ishte në mesin e 30 të nominuarve, kurse në renditjen përfundimtare është i 16-ti.
Xhaka në edicionin e kaluar e udhëhoqi Bayer Leverkusenin drejt titullit të kampionit në Bundesligë. Leverkuseni e fitoi edhe Kupën e Gjermanisë, ndërsa u mposht në finale të Ligës së Evropës.
Xhaka është shqiptari i parë i nominuar për Topin e Artë.
I 17-ti është Federico Valverde i Real Madridit, kurse i 18-ti portieri i Aston Villas dhe Argjentinës, Emiliano Martinez.
Odegaardi i 19-ti, Çalhanoglu i 20-ti
“France Football” vazhdon me zbulimin e renditjes për Topin e Artë.
Martin Odegaard është i 19-ti e Hakan Çalhanoglu i 20-ti.
Në pozitën e 21-të është Bukayo Saka.
Ruedigeri, i 22-ti
Mbrojtësi i Real Madridit, Antonio Ruediger është i 22-ti në ranglistën e Topit të Artë.
Madrilenët pritet ta bojkotojnë ceremoninë në Paris për shkak që Vinicius Junior nuk u shpall më i miri i edicionit 2023/2024.
Fituesit e deritashëm të "Topit të Artë"
Lionel Messi ka fituar plotë tetë herë “Topin e Artë”, që i jepet futbollistit më të mirë në botë nga revista franceze “France Football”.
Messi triumfoi edhe vitin e kaluar.
Ai kryeson listën për triumfe në "Topin e Artë”, pasuar nga Cristiano Ronaldo që e ka fituar pesë herë.

Topi i Artë, zbulohet renditja 23 – 30
Ka nisur zbulimi i renditjes për Topin e Artë. Vendin e 29-të e ndajnë Mats Hummels e Arte Dovbyk.
I 28-ti është Alejandro Grimaldo, Vitinha i 27-ti e Declan Rice i 26-ti. Ruben Dias është i 23-ti, William Saliba i 24-ti e Cole Palmer i 25-ti.