Kosova dhe Shqipëria kanë mësuar kundërshtarët për Kupën e Botës 2026.
Kosova do të jetë në Grupin B me Zvicrën, Suedinë dhe Slloveninë.
Ndërsa Shqipëria në Grupin K me Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën.
Shorti është tërhequr të premten në Zurich të Zvicrës.
Të dyja grupet vlerësohen si shumë të vështira.


Grupi A
Fituesi Gjermani/Itali
Sllovakia
Irlanda e Veriut
Luksemburgu
Grupi B
Zvicra
Suedia
Sllovenia
Kosova
Grupi C
Humbësi Portugali/Danimarkë
Greqia
Skocia
Bjellorusia
Grupi D
Fituesi Francë/Kroaci
Ukraina
Islanda
Azerbajxhani
Grupi E
Fituesi Spanjë/Holandë
Turqia
Gjeorgjia
Bullgaria
Grupi F
Fituesi Portugali/Danimarkë
Hungaria
Republika e Irlandës
Armenia
Grupi G
Humbësi Spanjë/Holandë
Polonia
Finlanda
Lituania
Malta
Grupi H
Austria
Rumania
Bosnjë-Hercegovina
Qipro
San Marino
Grupi I
Humbësi Gjermani/Itali
Norvegjia
Izraeli
Estonia
Moldavia
Grupi J
Belgjika
Uellsi
Maqedonia e Veriut
Kazakistani
Lihtenshtajn
Grupi K
Anglia
Serbia
Shqipëria
Letonia
Andorra
Grupi L
Humbësi Francë /Kroaci
Mali i Zi
Çekia
Ishujt Faroe
Gjibraltari
Shorti nis me një fjalim të presidentit të FIFA-s, kritikohet veshja e tij
Shorti nis me një fjalim të presidentit të FIFA-s, kritikohet veshja e tij
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, e ka mbajtur një fjalim të shkurtër në fillim të shortit për Kupën e Botës 2026.
Ai ka qenë i veshur me kostum, por me atlete të bardha. Lëvizje e guximshme, ka shkruar “BBC”.
Infantino ka thënë se Kupa e Botës 2026 do të jetë “më e jashtëzakonshmja”.

Ka filluar ceremonia e tërheqjes së shortit për Botërorin 2026.
Kosova e Shqipëria, do të mësojnë kundërshtarët për Kupën e Botës 2026.
Botërori do të organizohet pas dy vjetësh në Kanada, Meksikë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
16 përfaqësueset anëtare të UEFA-s do të garojnë për të zënë vend në Botërorin me 48 shtete pjesëmarrëse.
Në mesin e tyre janë edhe Kosova e Shqipëria. “Dardanët” janë në vazon e katërt dhe pritet të kenë tri përfaqësuese të forta, ndërsa “kuqezinjtë” janë në vazon e tretë.