Foda: Kemi fituar si grup

6 muaj më parë / 15 tet 2024 23:15
Franco Foda

Selektori i Kosovës në futboll, Franco Foda i është gëzuar fitores ndaj Qipros. Ai ka thënë se fitorja është arritur duke u paraqitur si grup në fushë.

“Ndeshjet e fundit kemi shënuar fitore dhe mund ta vlerësojmë se kemi treguar fytyrë të re dhe shpresoj të vazhdojmë me këtë formë të mirë. Kemi punuar të luftojmë dhe ta fitojmë topin. E rëndësishme ka qenë që topin e humbur ta fitojmë sa më shpejtë. Pastaj pasi ta fitojmë topin, të jemi më efikas dhe të shënojmë. Kemi punuar se si të ruajmë më shumë topin. Më e rëndësishme është që tashmë kemi fituar si ekip. Çelësi i suksesit është vetëm si skuadër të fitojmë. Ekipi nuk përbëhet me 11 lojtarë, por me 20 lojtarë. U kam thënë secili është i rëndësishëm dhe duhet ta jap më të mirën kur të futet në fushë”, ka thënë Foda.

Krasniqi i lumtur për golin e dytë, synon të tjerë

6 muaj më parë / 15 tet 2024 23:10
ermal

Sulmuesi i Kosovës, Ermal Krasniqi, është i lumtur me golin e shënuar ndaj Qipros. Ai shpreson ta ndihmojë Kosovën me gola tjerë. Për Krasniqin, goli ndaj Qipros ishte i dyti rresht fanellën e “Dardanëve”. Ai shënoi edhe ndaj Lituanisë.

“Kam thënë edhe në intervistën e kaluar se nuk do të ndalem me një gol. Shpresoj të vazhdoj të shënoj edhe më shumë gola për Kosovën. Unë gjithmonë kam qenë gati për ta dhënë maksimumin për vendin tim. Po më shpërblehet gjithçka”, ka thënë Krasniqi.

Fitore e madhe e Kosovës

6 muaj më parë / 15 tet 2024 22:40
Kosova

Me fishkëllima e brohoritje “marre, marre” e jashtë, jashtë”, futbollistët e Përfaqësueses së Kosovës u larguan nga stadiumi “Fadil Vokrri” pas humbjes së pësuar një muaj më herët nga Rumania 3:0. Por të martën, lojtarët e Kosovës u larguan me duartrokitje nga fusha e stadiumit në Prishtinë. “Dardanët” shënuan fitore 3:0 ndaj Qipros në Ligën e Kombeve, në stadiumin e stërmbushur me shikues. Ishte fitorja e tretë për Kosovën në këtë edicion të Ligës së Kombeve. Kosova të shtunën mposhti Lituaninë 2:1. Me fitoren ndaj Qipros, Kosova është forcuar në vendin e dytë me nëntë pikë në Grupin 2 të Ligës C të Ligës së Kombeve. Rumania është e para me 12 pikë, kurse Qipro mbetet në vendin e tretë me tri pikë. Lutuania është fundit pa pikë.

Qartë që Qiproja nuk ishte kundërshtar i nivelit të Rumanisë. Kosova dominoi plotësisht në përballjen ndaj Qipros.

Golin e parë e shënoi kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani. Ai shënoi nga afërsia në minutën e 30-të. Pranoi një top, kaloi një kundërshtar dhe me goditje të saktë mposhti portierin e Qipros. Ai u asistua nga Florent Muslija, që u inkuadrua në minutën e 16-të në vend të Milot Rashicës, që u ankua për një lëndim.

Me të nisur pjesa e dytë, Kosova kërkoi edhe golin e dytë, të cilin e arriti në minutën e 52-të. Ermal Krasniqi shënoi gol me goditje të saktë për 2:0, kurse zëvendësuesi Emir Sahiti realizoi golin e tretë për “Dardanët”. Ai shënoi pas topit të kthyer nga portieri, i cili priti gjuajtjen e Albion Rrahamnit. Sahiti në fushë u inkuadrua në minutën e 67-të, ndërsa golin e shënoi në minutën e 71-të. Të përzgjedhurit e selektorit Franco Foda patën edhe disa raste të mira shënimi. Por gjatë 90 minutave shënuan vetëm tri gola. Qipros iu anulua një gol.

Kosova në nëntor i luan dy ndeshjet e fundit të edicionit të katërt të Ligës së Kombeve. Më 15 nëntor e luan ndeshjen më të rëndësishme kundër Rumanisë, kurse më 18 nëntor e pret Lituaninë në “Fadil Vokrri”.

Kosova ndaj Rumanisë në Prishtinë humbi 3:0. I duhet ndeshje e madhe ndaj Rumanisë në Bukuresht për të shpresuar në fitore dhe kualifikim në Ligën B të Ligës së Kombeve.

Sahiti shënon, Kosova 3:0

6 muaj më parë / 15 tet 2024 22:18
sahiti

Kosova po e deklason Qipron.

Në “Fadil Vokrri”, Dardanët shënuan edhe golin e tretë. Emir Sahiti realizoi në minutën e 71-të. Ishte goli i parë me fanellën e Kosovës.

VIDEO:

Kosova dyfishon rezultatin, shënon Krasniqi

6 muaj më parë / 15 tet 2024 21:59
ermal

Ermal Krasniqi e ka shënuar golin e dytë për Kosovën ndaj Qipros (2:0).

Ylli i Sparta Pragës shënoi me goditje precize në minutën e 52-të.

VIDEO:

Kosova me epërsi minimale pas pjesës së parë

6 muaj më parë / 15 tet 2024 21:35
rrah

Kosova e ka mbyllur me epërsi minimale pjesën e parë të ndeshjes kundër Qipros në Ligën e Kombeve. Golin e epërsisë për Kosovën e shënoi kapiteni, Amir Rrahmani. 

Ai shënoi me gjuajtje të saktë nga afërsia. Rrahmani pranoi top, kaloi një mbrojtës të Qipros dhe me gjuajtje të saktë mposhti portierin e Qipros.

Kosova ishte shumë kërkuese nga minuta e parë e ndeshjes. Krahas golit të shënuar nga mbrojtësi i Napolit, Kosova pati edhe disa raste shënimi. 

Në minutën e fundit të pjesës së parë siguroi edhe një penallti nëpërmjet Ermal Krasniqit. Por pas rishikimit nga dhoma e VAR-it, penalltia u anulua pasi më herët u vlerësua se Albion Rrahmani ishte në pozitë jashtë lojës.

Kosova në epërsi, shënon kapiteni

6 muaj më parë / 15 tet 2024 21:16
Rrahma

Kosova ka shënuar golin e epërsisë ndaj Qipros. 

Golin e epërsisë e shënoi kapiteni Amir Rrahmani. Ai shënoi në stilin e sulmuesit. Pranoi top, kaloi një mbrojtës të Qipros dhe shënoi golin e epërsisë 1:0.

Zëvendësim i detyruar te Kosova

6 muaj më parë / 15 tet 2024 21:01
Rashica

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda ka bërë një zëvendësim të detyruar.

Florent Musjlia është inkuadruar në minutën e 15-të në vend të Milot Rashicës. Rashica u largua nga fusha i lënduar.

Kosova shfaqet e rrezikshme në minutën e tetë

6 muaj më parë / 15 tet 2024 20:58
Kosova

Futbollistët e Kosovës janë shfaqur të rrezikshëm në ndeshjen kundër Qipros. 

Rast për gol krijuan në minutën e 8-të. Milot Rashica gjuajti jashtë portës. 
 

Nis ndeshja

6 muaj më parë / 15 tet 2024 20:52
Kosova

Ka nisur ndeshja mes Kosovës dhe Lituanisë, e vlefshme për Ligën e Kombeve.

“Fadil Vokrri” pothuajse është i mbushur.

Formacioni i Kosovës, kthehet Muriq

6 muaj më parë / 15 tet 2024 19:35
Kosova

Arijanet Muriq do ta nisë nga minuta e parë ndeshjen ndaj Qipros në “Fadil Vokrri”, ndërsa Amir Shaipi ka mbetur në bankë pas paraqitjes 90-minutëshe që e pati në Lituani.

Në mbrojtje s’ka ndryshime. Mërgim Vojvoda luan në të djathtë, Amir Rrahmani e Lumbardh Dellova në qendër e Donat Rrudhani në të majtë.

Detyruar nga mungesat dhe lëndimet, në mesfushë do të paraqiten Lindon Emërllahu dhe Muharrem Jashari.

Edon Zhegrova, Milot Rashica e Ermal Krasniqi do ta ndihmojnë Albion Rrahmanin në sulm.

Ndeshja nis në orën 20:45.