Barça “shkatërron” Realin
Barcelona e ka turpëruar skuadrën e Real Madridit në shtëpi.
Barça të shtunën në mbrëmje e mposhti Realin me rezultatin e thellë 4:0 në kuadër të javës së 11-të të La Ligas. Pjesa e parë ishte e dominuar nga Reali por përfundoi pa gola.
Në pjesën e dytë, Barcelona tregoi ndeshje më të mirë dhe i shënoi katër golat.
Robert Lewandowski i shënoi dy golat e parë në minutat 54-t dhe 56-të.
Lamine Yamal realizoi për 3:0 në minutën e 77-të. Golin e fundit në ndeshje e shënoi Raphinha në minutën e 84-të.
Barcelona është lider në tabelë me 30 pikë. Reali mbetet në vendin e dytë me 24 pikë.
Barcelona “fundos” Realin në shtëpi
Lamine Yamal ka realizuar golin e tretë për Barcelonën në përballje me Real Madridin.
Talenti spanjoll shënoi për 3:0 në minutën e 77-të.
Ai realizoi pas një kundërsulmi të shpejtë të katalonasve.
Lewandowski “bombardon” Realin me dy gola të shpejtë
Me dy gola të shpejtë për vetëm dy minuta, Robert Lewandowski ka shtangur Real Madridin në Bernabeu.
Polaku shënoi në minutat 54 dhe 56, për 2:0 në të mirë të Barcelonës.
Baras pas pjesës së parë në El Clasico
Real Madridi dhe Barcelona nuk kanë shënuar gol në pjesën e parë të kryendeshjes së javës.
“Mbretërit” dominuan me raste, ndërsa Barcelona me posedim të topit.
Madje Realit iu anulua një gol. Kylian Mbappe ishte në pozitë jashtë loje kur shënoi në minutën e 30-të.
Barcelona publikon formacionin për El Clasico
Trajneri Hansi Flick ka publikuar formacionin zyrtar për ndeshjen me Real Madridin në “Santiago Bernabeu”.
Raphinha, Lewandowski e Yamal i prijnë sulmit të liderit të La Ligas.

Mbappe dhe Vinicius e udhëheqin sulmin e Realit
Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti e ka publikuar formacionin startues për ndeshjen ndaj Barçës.
Ndeshja Real Madrid – Barcelona fillon nga ora 21:00 dhe i takon xhiros së 11-të të La Ligas.
Sulmit të Realit i prijnë Kylian Mbappe dhe Vinicius Junior.
