Futboll

Limani kthehet te Llapi

Gentrit Limani

Mesfushori Gentrit Limani do të luaj sërish për Llapin.

Këtë e ka bërë të ditur të premten klubi llapjan i futbollit. Limani për pak javë ishte te Ferizaj, ku ishte transferuar pikërisht pas ndarjes me Llapin. Por 24-vjeçari dhe klubi llapjan kanë vendosur që sërish të ndjekin rrugë të njëjtë.

Ai  do të jetë pjesë e skuadrës nga ndeshja me Ferizajn, që zhvillohet në fundjavë.

Limani është zhvilluar në Gjermani, por tashmë po luan në Kosovë. Ka luajtur për U19 e U21 të Kosovës.