Gentrit Limani i është bashkuar Ferizajt. Ai të mërkurën është prezantuar me fanellën e klubit të rikthyer në Superligë, Ferizajt. Limani, i cili më herët ka luajtur për Kosovën U21 dhe U19, së fundi ishte pjesë e Llapit. Karrierë ka bërë edhe në klube të ndryshme në Gjermani.
Ka qenë në Koblenz dhe ekipin e dytë të Hamburgut. Projekti i FC Ferizajt më ka bindur që sot të jem këtu në klubin tuaj e timin. Nga ajo që kam dëgjuar edhe më herët, Ferizaj është një klub shumë i organizuar, shembull edhe në Kosovë.
Dhe sigurisht ku ka më mirë se të jap kontributin tim në klubin e qytetit tim. Tifozëria ‘Ujqit’ bëhuni gati sepse na pret një Superligë e zjarrtë”, ka deklaruar Gentrit Limani. Ai është 24-vjeçar ndërsa luan si mesfushor.