Futboll

Dortmundi përballë Barcelonës në çerekfinale

Dortmundi përballë Barcelonës në çerekfinale

Foto: Associated Press

Dortmundi ka fituar 2:1 në udhëtim te Lille në ndeshjen kthyese të një të tetës së finales dhe ka avancuar në çerekfinale. 

Ndeshja e parë ishte mbyllur 1:1 në “Signal Iduna Park”. 

“Verdhezinjtë” në fazën tjetër të garës do të ballafaqohen me Barcelonën, që të martën mbrëma e eliminoi Benficën me rezultatin e përgjithshëm, 4:1. 

Dortmundi të mërkurën mbrëma ishte në disavantazh në ndeshjen që u zhvillua në Francë, por u kthye me dy gola në pjesën e dytë për përmbysjen e rezultatit dhe avancimit tutje me rezultatin e përgjithshëm 3:2. 

Jonathan David i Lillet shënoi në minutën e pestë për vendësit. 

Por, penalltia e Emre Canit që ishte e saktë në minutën e 54-t dhe goli i Maximilian Beierit në minutën e 65-të, bën që skuadra gjermane të kualifikohet. 

Edon Zhegrova nuk luajti shkaku i lëndimit. 

Sulmuesi i Kosovës pritet të kthehet në fund të këtij muaji. 

Barcelona – Dortmund luhet më 8 apo 9 prill, ndërsa ndeshja kthyese do të zhvillohet pas një jave.


Lille në epërsi pas pjesës së parë

Lille është rrugës për ta regjistruar një tjetër befasi në Ligën e Kampionëve. 

Skuadra franceze, pjesë e të cilës është Edon Zhegrova, është duke fituar 1:0 ndaj Dortmundit, në ndeshjen kthyese të 1/8 së finales së Championsit. 

Jonathan David në minutën e pestë realizoi për 1:0. 

Me këtë rezultat është mbyllur pjesa e parë.  

Ndeshja në “Signal Iduna Park” javën e kaluar në Gjermani u mbyll 1:1. 

Edon Zhegrova është i lënduar dhe nuk po paraqitet tash e një kohë të gjatë tek ekipi francez. 

Sulmuesi i krahut pritet të kthehet në fund të muajit mars.