Skuadra e Edon Zhegrovës, Lille, ka bërë befasi të madhe të mërkurën mbrëma. Në kuadër të xhiros së dytë të Ligës së Kampionëve, Lille fitoi 1:0 ndaj kampionit në fuqi, Real Madridit.
Sfida u vendos në minutat shtesë të pjesës së parë.
Pas goditjes së Edon Zhegrovës nga gjuajtja e lirë, topi preku në dorë Eduardo Camavingan. Pas rishikimit të situatës në VAR, arbitri dha penallti për skuadrën franceze, që ishte vendase. Jonathan David ishte i saktë nga pika e bardhë, në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë.
Zhegrova ishte prej më të mirëve te Lille, që shënoi fitoren e parë në Champions. Në xhiron e parë Lille kishte pësuar nga Sportingu. Ndërkohë Real Madridi kishte fituar 3:1 ndaj Stuttgartit.
Në pjesën e dytë madrilenët rritën presionin ndaj portës së Lillet. Iu afruan disa herë golit të barazimit, por megjithatë pa shënuar. Portieri i Lille. Lucas Chevalier bëri disa pritje vendimtare.
Lille në epërsi pas pjesës së parë, Zhegrova prej më të mirëve
Lille po udhëheq 1:0 ndaj Real Madridit pas pjesës së parë të ndeshjes së xhiros së dytë të Championsit.
Jonathan David shënoi nga penalltia në minutën e tretë shtesë.
Penalltia u shkaktua për lojë me dorë të Eduardo Camavingas, pas goditjes së Zhegrovës nga gjuajtja e lirë.
Zhegrova ishte prej më të mirëve te Lille në pjesën e parë.
Skuadra franceze ka krijuar disa raste të mira shënimi.
Zhegrova siguron penallti, Lille në epërsi
Lille po udhëheq 1:0 ndaj Real Madridit.
Jonathan David shënoi nga pika e bardhë në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë.
Penalltia u shkaktua për lojë me dorë të Camavingas, pas goditjes së Edon Zhegrovës nga goditja e dënimit.
Zhegrova titullar ndaj Real Madridit
Sulmuesi i Kosovës, Edon Zhegrova, do të paraqitet nga minuta e parë për skuadrën e Lillet në ndeshjen ndaj fituesit të Ligës së Kampionëve, Real Madridit.
Ndeshja në mes të Lillet dhe Realit nis në ora 21:00 dhe i takon xhiros së dytë të Championsit.
