Luis Diaz shkëlqen në fitoren e Liverpoolit

5 muaj më parë / 5 nën 2024 23:09
Luis Diaz

Luis Diaz shënoi tri gola në fitoren e thellë të Liverpoolit ndaj Bayer Leverkusenit të martën mbrëma në Ligën e Kampionëve. Liveprooli mposhti Leverkusenin me rezultatin 4:0 në xhiron e katërt të Championsit.

Diaz shënoi goli ne parë në minutën e 61-të, të dytin në minutën e 83-të dhe të tretin në minutën e 92-të. Cody Gapko shënoi golin tjetër për ekipin anglez në minutën e 63-të. Granit Xhaka kompletoi ndeshjen te Leverkuseni.

Liverpooli ka fituar të gjitha katër ndeshjet e zhvilluara deri tash. Zë vendin e parë me 12 pikë, kurse Leverkuseni në vendin e 11-të me shtatë pikë.

Dortmundi me vështirësi e mposht Sturm Grazin

5 muaj më parë / 5 nën 2024 23:03
Dortmund

Photo: Associated Press

Skuadra e Borussia Dortmundit ka shënuar fitore të vështirë 1:0 në shtëpi ndaj Sturm Grazit. Ndeshja i takoi javës së katërt të Championsit. 

Sulmuesi Donyell Malen në minutën e 86-të realizoi gol të bukur nga afërsia për rezultatin përfundimtar 1:0. 

Dortmundi ka tri fitore dhe një humbje. Ka nëntë pikë. Sturm Grazi i ka humbur të katër ndeshjet. 

Ndeshjen e ardhshme në Champions, Dortmundi e ka ndaj Dinamo Zagrebit më 27 nëntor. Më 27 nëntor luan edhe Sturm Grazi ndaj Gironas.

Milani fiton derbin e skuadrave më të trofeshme në Evropë

5 muaj më parë / 5 nën 2024 23:01
Milan

Photo: Associated Press

Skuadra e Milanit ka shënuar fitore të madhe të martën mbrëma në Ligën e Kampionëve. Milani mposhti Real Madridin me rezultatin 3:1 në stadiumin “Santiago Bernabeu”, në ndeshjen kryesore të xhiros së katërt të Ligës së Kampionëve. 

Skuadra e madhe italiane shfaqi më shumë se madrilenët në ndeshjen e Championsit. 

Mailick Thiaë shënoi golin e epërsisë së parë të Milanit. Ai realizoi në minutën e 12-të. Reali më pas shënoi golin e barazimit 1:1 nëpërmjet Viniciusit. Sulmuesi brazilian shënoi nga penalltia në minutën e 23-të. 

Skuadra e madhe italiane ktheu sërish epërsinë me golin e sulmuesit spanjoll, Alvaro Morata. Ai shënoi në minutën e 39-të për 2:1, kurse golin për fitoren e thellë 3:1 të italianëve në Madrid, e shënoi Tijani Reijnders në minutën e 73-të. 

Real Madridit iu anulua goli për pozitë jashtë loje. Goli i shënuar nga Antonio Rudiger në minutën e 81-të, ishte i parregullt. Dhe, kështu Milani fitoi derbin e skuadrave më të suksesshme në Evropë. 

Për Milanin është fitorja e dytë nga katër ndeshje, kurse për Realin disfata e dytë. Ka edhe dy fitore.

Kuhn shënon dy gola në fitoren e Celticut

5 muaj më parë / 5 nën 2024 22:59
Nicolas-Gerrit Kuhn

Nicolas-Gerrit Kuhn ka shënuar dy gola në fitoren 3:1 të Celticut ndaj RB Leipzigut. 

Ndeshja u luajt të martën në mbrëmje dhe i takoi xhiros së katërt të Ligës së Kampionëve. Mysafirët kaluan të parët në epërsi. Christoph Baumgartner në minutën e 23-të. 

Por, vendësit më pas shënuan dy gola të shpejtë për epërsinë 2:1. Të dy golat i shënoi Kuhn .Golin e barazimit e realizoi në minutën e 35-të, kurse të epërsisë 2:1 në minutën e parë shtesë të pjesës së parë. 

Golin e tretë dhe të fundit në ndeshje e shënoi Reo Hatate në minutën e 72-të. 

Celticu ka dy fitore një barazim dhe një humbje. Ka shtatë pikë. 

Leipizgu i ka humbur të katër ndeshjet.

Monaco me gol të Kehrerit fiton ndaj Bolognas

5 muaj më parë / 5 nën 2024 22:57
Kehrer

Qendërmbrojtësi Thilo Kehrer realizoi gol në minutën e 87-të për t’ia siguruar fitoren Monacos në Ligën e Kampionëve.

Monaco të martën fitoi 1:0 ndaj Bolognas në kuadër të xhiros së katërt të Championsit. Kehrer realizoi për 1:0 me asistimin e Breel Embolos. 

Monacos iu anulua edhe një gol në minutën e 19-të për shkak të ndërhyrjes së palejuar të mbrojtësit Wilfried Singo. 

Monaco ka tri fitore dhe një barazim. Ka dhjetë pikë të fituara. 

Bologna ka një barazim dhe tri humbje. Pas katër xhiros, Bologna ka vetëm një pikë.

Sportingu turpëron Cityn

5 muaj më parë / 5 nën 2024 22:41
sporting - city

Phil Foden shënoi gol në minutën e katërt për epërsinë 1:0 të Manchester Cityt kundër Sporting Lisbonës. Por më pas pësoi katër gola tjerë për humbjen shumë të thellë nga Sporting Lisbona. 

Sportingu mposhti Cityn me rezultatin 4:1, në ndeshjen e katërt të edicionit aktual të Ligës së Kampionëve. 

Në fitoren e skuadrës nga Lisbona shkëlqeu Viktor Gyokeres. Ai shënoi tri gola. Të parin në minutën e 38-të, të dytin në minutën e 49-të nga penalltia, kurse “hat-trickun” e kompletoi në minutën e 80-të, po ashtu nga pika e bardhë. Maxhimiliano Araujo shënoi golin tjetër për Sportingun në minutën e 46-të.

Për Sportingun ishte fitorja e tretë nga katër ndeshje. Zë vendin e dytë me dhjetë pikë.

Milani shënon edhe golin e tretë në Santiago Bernabeu

5 muaj më parë / 5 nën 2024 22:39
milan

Photo: Associated Press

Milani e ka shënuar edhe golin e treta në Santiago Bernabeu kundër Real Madridit. 

Tijani Reijnders shënoi golin për rezultatin 3:1. 

Ai realizoi në minutën e 73-të.

City po befasohet nga Sportingu

5 muaj më parë / 5 nën 2024 22:13
City

Sporting Lisbona ka shënuar dy gola të shpejtë në fillim të pjesës së dytë kundër Manchester Cityt.

Skuadra e Pep Guardiolas është duke pësuar disfatë me rezultatin 3:1.
 

Milani me epërsi ndaj Realit pas pjesës së parë

5 muaj më parë / 5 nën 2024 21:54
Alvaro Morata - AC Milan

Photo: Associated Press

Milani e ka mbyllur pjesën e parë me epërsi 2:1 kundër Real Madridit në stadiumin “Santiago Bernabeu”. Ndeshja Real – Milan i takon xhiros së katërt të Ligës së Kampionëve. 

Malick Tiaw shënoi për 1:0 në minutën e 12-të, kurse Vinicius barazoi rezultatin në minutën e 23-të nga penalltia të cilën e siguroi vet. 

Alvaro Morata shënoi golin për 2:1 në minutën e 39-të.

Milani kthen epërsinë

5 muaj më parë / 5 nën 2024 21:44
Alvaro Morata

Milani ka rikthyer epërsinë përballë Realit.

Alvaro Morata shënoi në minutën e 39-të. 

Milani po fiton 2:1 në Santiago Bernabeu ndaj Real Madridit.

Reali barazon rezultatin, realizon Vinicius

5 muaj më parë / 5 nën 2024 21:26
Vinicius Jr

Real Madridi ka barazuar rezultatin përballë Milanit në Santiago Bernabeu. 

Golin e barazimit për 1:1 nga pika e bardhë e shënoi Vinicius në minutën e 22-të. Braziliani Vinicius siguroi penalltinë pasi u pengua nga Emerson Royal.

Milani në epërsi ndaj Realit

5 muaj më parë / 5 nën 2024 21:16
Malik Thiaw

Milani ka kaluar në epërsi në ndeshjen kundër Real Madridit në “Santiago Bernabeu”. 

Golin e epërsisë për Milanin e shënoi Malick Thiaw.

Ndeshja Real – Milan i takon xhiros së katërt të Ligës së Kampionëve.