Futboll

Lichtsteiner: Graniti ka qenë zemra e Zvicrës prej vitesh

Stephan Lichtsteiner dhe Granit Xhaka

Stephan Lichtsteiner dhe Granit Xhaka

Stephan Lichtsteiner padyshim e njeh mirë Përfaqësuesen e Zvicrës. 

I ka shërbyer Zvicrës si kapiten për shumë vjet. Ai ka lëvdata për kapitenin aktual të helvetikëve, shqiptarin Granit Xhaka. 

Ai thotë se Xhaka ka qenë zemra e Zvicrës. 

“Ai ka vite që paraqitet në një nivel shumë të lartë. Tani fitoi edhe titullin. Momente të tilla janë kurorëzimi i një karriere. Kjo do t’i jap atij besim të jashtëzakonshëm. Kushdo që fitoj tituj është në histori”, thotë për “Keystone-SDA”, njeriu me tetë tituj dhe pesë kupa të fituara gjatë karrierës si lojtar. “Graniti ka qenë zemra e ekipit prej vitesh. Por nuk është vetëm Graniti, duhet të përmirësoheni si ekip dhe të punoni së bashku. Futbolli është sport ekipor”. 

Ish-mbrojtësi i Juventusit, Arsenalit, Augsburgut, lazios, Lillet dhe Grasshopperit për Zvicrën ka luajtur 108 ndeshje.