Sulmuesi i Barcelonës, Robert Lewandowski, ka dhënë sinjale se do të qëndrojë te skuadra e La Ligas edhe për edicionin e ardhshëm.
Ai ka thënë se dëshiron të kontribuojë që skuadra të fitojë trofe.
Sulmuesi polak iu bashkua Barcelonës nga Bayern Munichu në vitin 2022 për 43 milionë euro, ndërsa ka marrëveshje deri në vitin 2026.
Që nga ajo kohë, ai ndihmoi skuadrën po ashtu ta fitojë titullin në Spanjë në edicionin e kaluar, si dhe Superkupën e Spanjës.
35-vjeçari e përfundoi sezonin debutues si golashënuesi më i mirë në ligë me 23 gola, ndërsa në edicionin aktual ka 18 gola të realizuar.
Barcelona në këtë sezon nuk e ka fituar asnjë trofe.