Sulmuesi polak Robert Lewandowski shënoi tri gola në pjesën e dytë për t’ia siguruar të hënën fitoren Barcelonës kundër Valencias me rezultatin 4:2.
Ndeshja Barcelona – Valencia i takoi javës së 33-të të La Ligas.
Barcelona kaloi e para në epërsi me golin e Fermin Lopezit. Ai realizoi në minutën e 22-të, por festa zgjati shumë shkurt.
Pesë minuta më vonë Hugo Duro shënoi për barazimin 1:1, kurse Pepelu në minutën e 38-tw nga penalltia realizoi për 2:1.
Në fillim të pjesës së dytë, Barça barazoi rezultatin në 2:2. Golin e barazimit e shënoi në minutën e 49-të sulmuesi Robert Lewandowski.
Polaku shënoi golin e dytë në minutën e 82-të, kurse “hat-trickun” e kompletoi në minutën e 93-të.
Barcelona është ngritur në vendi ne dytë me 73 pikë, kurse 11 pikë më shumë ka lideri Real Madridi. Valencia është në pozitën e tetë me 47 pikë.