Sulmuesi polak i Barcelonës, Robert Lewandowski është bërë lojtari i parë në histori të Ligës së Kampionëve që ka shënuar mbi dhjetë gola në një edicion, për tri skuadra të ndryshme.
Lewa e ka arritur këtë me Borussia Dortmundin, Bayernin dhe Barcelonën.
36-vjeçari i ka shënuar dy gola në ndeshjen e Barcelonës me Dortmundin. Tani i ka 11 gola në 11 paraqitje në Champions këtë edicion.
E Pau Cubarsi është mbrojtësi më i ri në histori që ka bërë asistim në Ligën e Kampionëve. Me asistimin në ndeshjen e Barcelonës ndaj Dortmundit, Cubarsi ka thyer rekordin e Vincent Kompany.
Cubarsi i ka 18 vjet e 77 ditë.
Kompany rekordin e kishte vendosur në tetor 2004 derisa luante për Anderlechtin. Kishte asistuar me 18 vjet e 193 ditë.