Futboll

Leverkuseni transferon Mukielen nga PSG-ja

Nordi Mukiele - Bayer  Leverkusen

Bayer Leverkuseni i ka siguruar shërbimet e mbrojtësit të Paris Saint-Germainit, Nordi Mukiele, në formë huazimi. 

Mbrojtësi i disa pozitave rikthehet në Bundesligë, aty ku bëri karrierë për katër edicione me Leipzigun. 
Mukiele u largua nga Leipzigu në vitin 2022 në drejtim të “Parkut të Princave”.  Me PSG-në franceze, Mukiele ka luajtur në 45 paraqitje në të gjitha garat. 

Leverkuseni nuk është i obliguar për ta transferuar përfundimisht Mukielen në verën e vitit të ardhshëm.