Robert Andrich ka shënuar gol në minutën e 97-të për t’i mundësuar Bayer Leverkusenit që ta vazhdojë serinë e ndeshjeve pa humbje.
Të shtunën Leverkuseni barazoi 2:2, me Stuttgartin, në ndeshjen që i takoi xhiros së 31-të të Bundesligës gjermane.
Stuttgarti deri në minutën e 57- të ndeshjes ishte duke fituar 2:0 falë golave të Chris Fuhrich dhe Deniz Undavit. Në minutuën e 61-të, sulmesi Amine Adli e ngushtoi rezultatin në 2:1. Ndërsa krejt në fund të ndeshjes mesfushori Andrich nuk lejoi që skuadra e tij të pësonte humbje.
Te Leverkuseni nuk u paraqit mesfushori shqiptar Granit Xhaka, për shkak të suspendimit.
Skuadra e drejtuar nga Xabi Alonso tashmë është shpallur kampion i Bundesligës gjermane. Kjo skuadër ka 46 ndeshje pa humbje në të gjitha garat.