Bayer Leverkuseni sërish ka bërë hap prapa në garën për titull kampioni në Bundesligë.
Leverkuseni të shtunën pasdite e fitoi vetëm një pikë në ndeshjen që i takoi javës së 29-të.
Kampioni në fuqi i elitës së futbollit gjerman, Leverkuseni, barazoi pa gola me Union Berlinin në shtëpi.
Granit Xhaka e kompletoi ndeshjen te Leverkuseni dhe ishte prej më të mirëve te skuadra e tij.
Leverkuseni kishte 17 tentime për gol por nuk i konkretizoi.
Skuadra e drejtuar nga trajneri, Xabi Alonso, e kishte edhe posedimin e topit mbi 75 për qind.
Leverkuseni mbetet në pozitën e dytë me 63 pikë. Lider është Bayern Muncheni.
Union Berlini e zë vendin e 13-të me 34 pikë.