Skuadra e Werder Bremenit e ka ndalur në barazim 2:2 Bayer Leverkusenin të shtunën në kuadër të xhiros së tetë të Bundesligës.
Pjesën e parë, Leverkuseni e mbylli në epërsi 1:0 me golin që e realizoi Victor Boniface në minutën e 30-të.
Për 1:1 realizoi Marvin Ducksch në minutën e 74-t. Tre minuta më pas, Leverkuseni kaloi sërish në epërsi me autogolin që e shënoi Felix Agu.
Për 2:2 shënoi Romano Schmid në minutën e 90-të.
Granit Xhaka e kompletoi ndeshjen për Leverkusenin.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Xabi Alonso ka 15 pikë dhe është në pjesën e epërme të tabelës. Werder Bremeni ka 12 pikë dhe është në pjesën e mesme të tabelës.