Futboll

Leverkuseni luan kundër skuadrës së fundit që e mposhti

Bayer Leverkusen

Kampioni i Bundesligës gjermane, Leverkuseni, do të luajë të dielën nga ora 19:30 në udhëtim te Bochumi, skuadra e fundit që i shkaktoi humbje në ligë.

Kjo edhe do të jetë ndeshja e fundit e xhiros së 33-të në elitën gjermane.

Bochumi më 27 maj të vitit të kaluar, e kishte mposhtur në shtëpi Leverkusenin, 3:0.

Por, në edicionin e sivjetmë në duelin e parë, Leverkuseni fitoi ndaj Bochumit, 4:0.

Leverkuseni nuk di për humbje në 49 ndeshjet e edicionit aktual në të gjitha garat, kurse Bochumi lufton për mbijetesë.

Leverkuseni i pari ka 84 pikë, ndërsa Bochumi në vendin e 14-të ka 33 pikë.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Xabi Alonso është në garë për t’i fituar edhe dy trofe, Ligën e Evropës dhe Kupën e Gjermanisë.

Bayerni luan të dielën po ashtu.

Nga ora 17:30 takohet me Wolfsburgun.

Ndërkohë, finalisti i Ligës së Kampionëve, Dortmundi, të shtunën luan në udhëtim te Mainzi.

Edhe Mainzi rrezikon rënien nga elita.

Mainzi në vendin e plejautit aktualisht ka 29 pikë.