Futboll

Leverkuseni kërkon vazhdimin e formës pozitive

Xhaka

Bayer Leverkuseni e synon vazhdimin e ecurisë pozitive në Bundesligë.

Skuadra e Granit Xhakës, liderit të mesfushës, të shtunën nga ora 18:30 ballafaqohet me Freiburgun.

Është ndeshja e xhiros së 15-të, e fundit për këtë vit, në elitën gjermane.

Kampioni në fuqi, Leverkuseni, ka rreshtuar tetë fitore dhe e ka shkrirë diferencën e pikëve me liderin Bayernin.

Bayer Leverkuseni ka 29 pikë pas 14 ndeshjeve të luajtura.

Freiburgu ndërkohë i ka 24 pikë dhe zë vendin e pestë.

Te Freiburgu aktivizohet Florent Muslija, futbollisti i Kosovës.

Fundjava në elitën gjermane të futbollit mbyllet të dielën me ndeshjen Wolfsburg – Dortmund. Kjo ndeshje nis në orën 17:30.

Të dyja ekipet ndodhen më poshtë se vendet që sigurojnë garat evropiane për edicionin e ardhshëm.

Wolfsburgu është i dhjeti me 21 pikë, derisa Dortmundi në vendin e tetë e ka një pikë më shumë.