Futboll

Leverkuseni do të mbetet pa yllin e madh, e merr Real Madridi

Florian Wirtz

Real Madridi është shumë i interesuar për transferimin e reprezentuesit të Gjermanisë, Florian Wirtz.

Sport Bild ka raportuar të mërkurën se “mbretërit” duan ta transferojnë 21-vjeçarin e Bayer Leverkusenit gjatë vitit të ardhshëm.

Wirtz mund të jetë pasardhësi i Toni Kroosit, kontrata e të cilit me Real Madridin përfundon në verë. Por madrilenët pritet të vazhdojnë kontratën me yllin gjerman edhe për një vit tjetër.

Wirtz ka shkëlqyer këtë edicion te Leverkuseni. Me skuadrën kampione të Gjermanisë ka kontratë deri në vitin 2027.