Myles Lewis-Skelly ka mahnitur në debutim te Përfaqësuesja e Anglisë në futboll.
Në ndeshjen e parë të zhvilluar me “Tre Luanët”, mbrojtësi i krahut të majtë, Skelly, realizoi gol.
Skelly që aktivizohet tek Arsenali e realizoi golin e parë të premten mbrëma, në fitoren 2:0 të Anglisë ndaj Shqipërisë. Golin e dytë e shënoi Harry Kane.
Skelly pas ndeshjes ka marrë lëvdata të mëdha nga bashkëlojtarët.
Mesfushori me tipare defensive, Declan Rice, deklaroi se Skelly është pasuri për Anglinë.
“Lewis-Skelly është i patrembur. Ai është vetëm 18-vjeçar. Vetëbesimi, mënyra se si është stërvitur gjatë gjithë javës dhe çfarë kam parë në klub, ky është vetëm fillimi për të. Ai është një pasuri për ne. Ka karrierë të gjatë nëse vazhdon të bëjë gjëra të mira”, ka thënë Rice, shkruan të martën “ESPN”.
Rice dhe Skelly janë bashkëlojtar edhe tek Arsenali.
Për paraqitjen e Skellyt foli edhe selektori Thomas Tuchel që debutoi me fitore tek Anglia. “Ai ishte i mrekullueshëm në kamp, plot vetëbesim, plot humor, një karakter kaq i hapur dhe i pjekur. Ai është plot guxim, plot cilësi”, deklaroi Tuchel.
Kapiteni Kane ndërkohë e shënoi golin e 70-të në 104 paraqitje me fanellën e Anglisë. Ai u bë lojtari i parë anglez që shënon në paraqitjen e parë nën drejtimin tri selektorëve të ndryshëm. Kishte shënuar në ndeshjet debutuese të selektorëve Roy Hodgson dhe Gareth Southgate.