Futboll

Lensi sfidon Parisin

PSG

Paris Saint-Germaini vazhdon të ketë telashe në Ligën e Kampionëve, por në Ligue 1 të Francës po dominon. Në xhiron e kaluar fitoi 3:0 ndaj Marseilles e një xhiro më parë 4:2 ndaj Strasbourgut. Pas xhiros së nëntë, udhëheq në tabelë me 23 pikë. 

Në kuadër të xhiros së dhjetë, Parisi e pret Lensin. Kjo ndeshje zhvillohet të shtunën nga ora 17:00. Do të jetë sfidë e rëndësishme për parisienët para se të kthehen në Ligën e Kampionëve. Mesjavën e ardhshme PSG-në e pret ndeshja në shtëpi ndaj Atletico Madridit.

Lensi është i pesti në tabelë me 14 pikë. 

Të shtunën janë edhe ndeshjet Brest – Nice e St. Etienne – Strasbourg.

Të dielën, ndeshja më e rëndësishme është ajo mes Nantesit dhe Marseillet. Nantesi është i 12-ti me 10 pikë, derisa Marseille është në pjesën e epërme me 17 pikë.