Futboll

Lëndohet Xherdan Shaqiri

Xherdan Shaqiri - Chicago Fire

Xherdan Shaqiri ka pësuar lëndim në ndeshjen e së dielës që  Chicago Fire e humbi 4:0 nga Real Salt Lake. Shaqiri ishte kapiten i Chicagos në ndeshjen e ligës MLS të SHBA-së, por la fushën herët. Për shkak të një lëndimi ai u zëvendësua që në minutën e 28-të.

Mungesa e tij ishte e madhe dhe Chicago pësoi humbje të thellë. Është raportuar që Shaqiri ka pësuar lëndim muskulor. 

Ai ka startuar në shtatë ndeshje këtë edicion, ndërsa ka dy gola e një asistim.