Futboll

Lëndohet Vinicius, i mungon Realit një muaj

Vinicius

Sulmuesi brazilian, Vinicius Junior, ka pësuar lëndim në muskujt e këmbës së majtë. Ai pritet të jetë jashtë fushave për një muaj. 

Vinicius pas fitores së Real Madridit të dielën ndaj Leganesit me rezultatin 3:0, ndjeu shqetësim fizik dhe pas testeve mjekësore të hënën është bërë i ditur lëndimi i brazilianit. 

“Pas analizave të kryera sot nga Shërbimet Mjekësore të Real Madridit te lojtari ynë Vinicius Junior është bërë e ditur se ai ka pësuar lëndim në këmbën e majtë”, ka shkruar Reali në faqen zyrtare. 

24-vjeçari Vinicius këtë edicion ka zhvilluar 18 ndeshje. Ka realizuar 12 gola dhe ka bërë tetë asistime. 

Te Reali janë të lënduar edhe futbollistë si David Alaba, Dani Carvajal, Eder Militao, Lucas Vazquez, Rodrygo dhe Aurelien Tchouameni.