Trajneri i Tottenham Hotspurit, Ange Postecoglou, e ka konfirmuar lëndimin e rëndë që e ka pësuar sulmuesi brazilian, Richarlison.
Richarlison ka pësuar dëmtim serioz në muskujt e këmbës. Braziliani u lëndua fundjavën e kaluar në fitoren e Tottenhamit ndaj Aston Villas me rezultatin 4:1.
Trajneri Postecoglou ka deklaruar se Richarlison do të jetë jashtë fushave për një kohë të gjatë.
“E kam të vështirë të jap një afat kohor, por ai do të mungojë për një periudhë të konsiderueshme. Është një dëmtim serioz i muskulit të këmbës. Ai ishte shumë i zhgënjyer”, ka theksuar Postecoglou, shkruan të premten “Daily Sports”.
27-vjeçari Richarlison ka luajtur shtatë ndeshje këtë edicion në të gjitha garat.
Ka kontribuar me një gol dhe një asistim.