Futboll

Lëndohet Palhinha, mungon disa javë

Joao Palhinha

Mesfushori i Bayern Muenchenit, Joao Palhinha, ka pësuar lëndim të rëndë muskulor gjatë stërvitjeve me Përfaqësuesen e Portugalisë. Ai pritet të jetë jashtë fushave për disa javë. Kështu ka njoftuar të martën Bayerni në faqen zyrtare. 

“Departamenti mjekësor i Bayernit ka konfirmuar se Joao Palhinha ka pësuar lëndim të rëndë muskulor gjatë stërvitjes me kombëtaren e Portugalisë. Për këtë arsye mesfushori do të jetë jashtë fushës për javët e ardhshme”, ka shkruar gjiganti gjerman. 

Palhinha i mungoi Portugalisë në dy ndeshjet e këtij muaji ndaj Polonisë dhe Kroacisë që ishin të vlefshme për Ligën e Kombeve. 

29-vjeçari Palhinha te Bayerni u transferua nga Fulhami në afatin kalimtar të verës për 51 milionë euro. 

Këtë edicion në të gjitha garat ka luajtur në 13 ndeshje.